“ABL Deal Enablement" - Platforma që ju ndihmon të menaxhoni asetet në mënyrë të zgjuar! - Business Magazine Albania

“ABL Deal Enablement” – Platforma që ju ndihmon të menaxhoni asetet në mënyrë të zgjuar!

“ABL Deal Enablement" - Platforma që ju ndihmon të menaxhoni asetet në mënyrë të zgjuar!

Softics Data Science, pjesë e Cardo AI Corporation ka kënaqësinë të njoftojë përfundimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit “ABL Deal Enablement Platform”. Ky projekt u subvencionua pjesërisht nga fondet e thirrjes Grant’24 nga Startup Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. 

Rubin Haxhiymeri, Revenue Operations Lead për Cardo AI Corporation/Softics Data Science, shpreh mirënjohjen e tij dhe të ekipit të tij ndaj autoritetit financues gjatë këtij udhëtimi. 

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që bashkëpunimi me Startup Albania dhe Ministrin e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka qenë i qetë dhe kanalet e komunikimit në lidhje me raportimin dhe pajtueshmërinë me projektin kanë qenë vazhdimisht të hapura, duke na ndihmuar të fokusohemi në ofrimin e vlerës së demonstrueshme që ngre kapacitetin e talentit teknologjik të Shqipërisë në mbarë botën.” Haxhiymeri u ndal gjithashtu për të reflektuar mbi zhvillimet e fundit rreth Cardo AI, përkatësisht përfundimin e raundit të financimit të Serisë A të shpallur më 20 nëntor.

“Ky zhvillim na vë në qendër të vëmendjes globale dhe nuk mund të kishte ardhur në një moment më të mirë pasi ne pasurojmë më tej portofolin tonë të zgjidhjeve për investitorët institucionalë që zgjerohen në tregun e kredive private me përfundimin e projektit të mbështetur nga Startup Albania.” 

“Ne duhet të performojmë për të përmbushur ambiciet tona dhe në të njëjtën kohë t’i japim dëshmi të mjaftueshme Startup Albania-s se procesi i përzgjedhjes nga ana e tyre çon në mbështetjen e lojtarëve të nivelit A. Shpresojmë që shembulli ynë, i kombinuar me shembullin e kolegëve të tjerë të suksesshëm në përfitmin e Grant’24, të frymëzojë aplikacione më ambicioze në dritaren e ardhshme, Grant’25. 

Lexo edhe: Cardo AI siguron 15 milionë dollarë financim në Serinë A, e bashkëdrejtuar nga Blackstone, FINTOP Capital dhe JAM FINTOP

Çfarë është platforma që mundëson “Asset Based Lending” (ABL) ose ndryshe e pershtatur ne shqip “Huadhënien e Bazuar në Asete”? 

Denis Mehillaj, Business Analyst at Softics Data Science :Ne në Softics Data Science jemi duke ndërtuar një Sistem per Menaxhimin e Portofolit, i cila bën te mundur që investitorët të menaxhojnë dhe monitorojnë investimin e tyre në strategjine e quajtur “Asset Based Lending”. 

Për të dhënë pak kontekst mbi “Asset Based Lending”, është thjesht proçesi i investimit në mjete financiare të cilat janë të siguruara nga një kolateral. Ky kolateral mund të jetë për shëmbull një inventar, një llogari e arkëtueshme, një aset i prekshem si real-estate. Por gjithashtu ky kolateral mund të jetë dhe një kredi ose një grup kredish (rasti me tipik që trajtohet nga platforma jonë).

Xheni Rustemi, Senior Business Analyst: Nëpërmjet Sistemit te Menaxhimit te Portfolit mund të kryhen disa nga funksionet bazë të monitorimit të investimit si: 

  1. Investimi në Kohë Reale: Monitoron në kohë reale vlerën e investimit dhe kolateralit dhe përformancen e tyre si dhe karakteristika të tjera si pagesat, vonesat, vleresimit me të fundit të kolateralit etj. 
  2. Monitorimi Riskut: Siguron kontrolle automatike për investimin dhe kolateralin, nëse po ndodhin shkelje në “limits” të fondit që mund të cojnë dhe në likuidim të tij. 
  3. Kapacitetet e Integrimit: Integrim të të dhënave në platformë në kohe reale nga ku bëhet dhe analiza e të dhenave që paraqitet në ato çfare quajme “module të raportimit” 
  4. Analiza dhe Raportimi: Ofron panele dhe raporte të personalizueshme për të vizualizuar tendencat në performancën e kolateralit, treguesit kryesorë të performancës si dhe treguesit e monitorimit të riskut. 
  5. Menaxhim të likuiditetit: një zgjidhje që bën të mundur monitorimin, parashikimin dhe menaxhimin e flukseve të parasë dhe burimet financiare në kohë reale. Me anë të këtij funksionaliteti një menaxher asetesh mund të optimizoj përdorimin e fondeve, garantimin e qëndrueshmërisë financiare dhe minimizimin e rrezikut të mungesës së likuiditetit. 

Pra për ta përmbledhur, Sistemi i Menaxhimit te Portfolit shërben që t’i japi menaxherit të aseteve një pamje të qartë, të detajuar dhe të qendërzuar rreth investimit në strategjine “ABL”. 

Ekipi konfirmon se produkti aktualisht ka dy klientë aktivë, një me bazë në Itali dhe një me bazë në Shtetet e Bashkuara. Një klient i tretë është gjithashtu në Beta Testing. Ekipi ripohon besimin e tyre se platforma që po përpunohet më tej ka një propozim tregu shumë tërheqës në vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku Cardo AI synon të fokusohet shumë në identifikimin e klientëve të mundshëm. 

“Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “ABL Deal Enablement Platform” të mbështetur nga Startup Albania dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. 

Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Startup Albania-s dhe Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0