Qeveria synon të përfshijë në kurrikulat e arsimit parauniversitar, në formë më të zgjeruar Inteligjencën Artificiale.
Agjenda Digjitale Për Arsimin 2025-2030 rendit si një ndër pikat që do të ketë fokus të shtuar Inteligjencën Artificiale duke pasur parasysh praktikat që po ndjekin vende të tjera ku edukimi nis herët në bankat e shkollës.
“Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në kurrikulën e TIK-ut në arsimin parauniversitar: Me rritjen e përdorimit të AI-së në jetën tonë të përditshme, edukimi rreth AI po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Konsensusi global i shprehur në dokumentin e UNESCO-s 6, “Konsensusi i Pekinit për AI-në dhe Arsimin” mbështet integrimin e AI në kurrikulat shkollore. Kjo masë synon të zhvillojë dhe integrojë Inteligjencën Artificiale (AI) në arsimin parauniversitar, duke e përfshirë brenda edhe në kurrikulën ekzistuese të TIK-ut, veçanërisht për nxënësit nga klasa IV deri në klasat më të larta” thuhet në dokument.
Lexo edhe:Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online
Ky i fundit sjell si shembuj vende të tjera si Kina, Koreja e Jugut apo Gjermania. Sipas Agjencisë ndërsa AI bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në arsim, disa vende kanë filluar ta integrojnë atë në kurrikulat e tyre të TIK-ut ose në lëndë të ndryshme.
Qasjet e integrimit janë të ndryshme, duke përfshirë kurrikula të veçanta për AI-në si lëndë të pavarura, kurrikulat ndërdisiplinore që kombinojnë AI-në me mësimin e bazuar në projekte, kurrikula fleksibël, që shkollat i përshtatin në nivel lokal dhe kurrikula të integruara, që përfshijnë IA në lëndët ekzistuese, si TIK dhe matematika.
”Për shembull, Kina mbulon AI nga klasat I deri në XII brenda shkencës së informacionit, ndërsa edukimi mbi AI-në në Indi është i përfshirë në laboratorët STEM për klasat VI–XII.
Republika e Koresë përfshin AI-në në matematikë dhe në ekonomi shtëpiake për klasat IX–XII, ndërsa Gjermania lejon që rajonet të vendosin për integrimin e kurrikulës së AI-së në klasat I–XII. Këto modele të ndryshme nxjerrin në pah tendencën globale të përfshirjes së AI-së në sistemet arsimore për të përgatitur nxënësit për të ardhmen” nënvizon dokumenti i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.