Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online - Business Magazine Albania

Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

Përdorimi i teknologjisë këtë vit është rritur si në përdorimin e  internetit, pajisjeve dhe gjithashtu shërbimeve bankare digjitale dhe blerjen  online.

Sipas të dhënave të INSTAT bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në NjEF dhe individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, e përdorin internetin 87,2% e tyre, nga të cilët 97,3% e përdorin “disa herë gjatë ditës”.

99,9% e individëve përdorin aparat celularë/telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga pajisje të tjera (Smart TV, lexues librash, ora smart, etj.)  59,0%, laptop 41,2%, dhe nëpërmjet kompjuter/desktop (20,9%) 99,1% kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, whatsApp,etj.).

Sipas anketës  97,7% e NjEF në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave, 92,1% në internet me rrjet fiks broadband (rrjet optike ose kabllor, ADSL, etj.) dhe 99,3% në internet nëpërmjet lidhjes “mobile broadband” (3G/4G, tablet,etj.).

Aktivitetet që kryhen nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”, nga momenti i kryerjes së intervistës, të cilat kanë regjistruar rritje më të larta janë kërkimi i informacionit për të mira dhe shërbime 10,7 pikë përqindje, internet banking (e-banking) me7,7 pikë përqindje dhe pjesëmarrja në rrjetet sociale (krijim profili, etj.), 5,7 pikë përqindje.

Një masë e madhe 99,5% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë një llogari në platformën digjitale e-albania.

Mbi 45% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç, kanë kryer blerje “online” në “12 muajt e fundit”.

Ndër blerjet “online”, që zënë peshën më të madhe janë: − Blerja e rrobave/këpucëve/aksesorëve me 96,5%, shërbimet e dërgimit (katering) në shtëpi nga restorantet apo fast food me 61,1%.

Të gjithë aftësitë teknologjike apo kompjuterike kanë shënuar rritje, ku rritja më e lartë është shënuar në aftësitë lidhur me “Përdorimin e programeve për të edituar foto, video apo fileve audio” me rreth 9,2 pikë përqindje, ndjekur nga aftësitë lidhur me “Përdorimin e programit të procesimit në word” me rreth 8,4 pikë përqindje.

Lexo edhe: Arkitektët e AI … “Personi i Vitit” sipas TIME!

Përdorimi i TIK nga individët e grup-moshës 16-74 vjeç individët e moshës 16-74 vjeç që kanë përdorur internetin në “tre muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës, përfaqësojnë 87,2% të popullsisë në studim. Tregues i cili ka regjistruar një rritje rreth 1,0 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024. Ndër to, përdoruesit e shpeshtë të internetit përfaqësojnë 97,3% të individëve (që përdorin internet disa herë gjatë ditës), ndjekur nga ata që e përdorin çdo ditë/pothuajse çdo ditë me 2,3% dhe 0,3% ata që përdorin internetin të paktën një herë në javë.

Në vitin 2025 të gjithë kategoritë për kontaktet elektronike nëpërmjet internetit me autoritetet publike dhe disa shërbime publike, si faqet e internetit në lidhje me detyrimet e qytetarëve (p.sh, deklaratën tatimore, njoftimin për zhvendosje), të drejtat (p.sh përfitimet sociale), dokumentet zyrtare (p.sh letërnjoftim, certifikatë të lindjes), shërbimet arsimore publike (p.sh biblioteka publike, informacion mbi regjistrimin në shkollë ose universitet, shërbimet e shëndetit publik) kanë shënuar rritje.

Një rritje prej rreth 2,2 pikë përqindje është shënuar për kategorinë “marrje informacioni nga faqet ose aplikacionet e internetit”, ndërsa kategoria “shkarkimi apo printimi i formularëve zyrtarë” ka shënuar rritje me rreth 0,5 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2024.

Anketa gjeti se blerjet “online” janë kryer nga 45,4% e popullsisë së grupmoshës 16-74 vjeç “në 12 muajt e fundit” (me një rritje prej rreth 3,0 pikë përqindje) dhe 26,1% janë kryer në “3 muajt e fundit” nga momenti i kryerjes së intervistës (me 5,7 pikë përqindje rritje).

Anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga individët është një vrojtim statistikor që kryhet nga iNSTAT pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët të grup-moshës 16-74 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm.”
— Lao Tzu
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0