A po shton Instagram-i opsionin “Latest Posts”?

A po shton Instagram-i opsionin “Latest Posts”?


Përdoruesit e Instagram-it, të cilët nuk kanë mundësi t’i shikojnë postimet në kohën kur shfaqen, tani mund të kenë një mënyrë të re për t’i parë fotot dhe videot e fundit në mënyrë kronologjike. Instagrami ka shfaqur opsionin “Latest Posts”.

Ai shfaqet si pop-up në kryefaqe dhe u mundëson përdoruesve të shohin postimet e reja të miqve të tyre, të cilat nuk i kanë parë në momentin e postimit. Aktualisht, ky opsion është i ngjashëm, por jo tërësisht njësoj me News Feed-in që ofron Facebook-u. Megjithatë, lançimi i Latest Posts mund t’u shërbejë përdoruesve për të parë se çfarë ka ndodhur, pa humbur asnjë moment.

Ky opsion u zbulua nga Jane Manchun Wong, specialiste inxhinierie, e cila jep këshilla për TechCrunch për zhvillimet e reja të gjigandëve të teknologjisë.

Lexo këtu: Instagram ju lejon të shihni me cilat llogari bashkëveproni më shumë dhe më pak

Ajo gjeneroi pamje nga kodet e Instagramit. Kur përdoruesit lundrojnë në Instagram, atyre u shfaqet “Welcome Back!, Shikoni postimet më të fundit të miqve tuaj”. Në këtë moment në ekran shfaqet një pop-up. Nëse përdoruesit klikojnë “See Posts”, në vend të “Not Now”, atyre do t’u hapet një tab i ri, ku do të shfaqen postimet më të fundit.

TechCrunch ka kontaktuar me Instagram-in për të marrë një konfirmim, më shumë detaje dhe për t’u qartësuar nëse do funksionojë Latest Posts. Kompania nuk është përgigjur, sepse do të dalë në konferencë për shtyp më vonë. Sidoqoftë, Instagram-i ka konfirmuar shpesh deklaratat e inxhinieres Wong. Disa prej gjërave që ajo ka thënë, janë lançuar nga Instagram pak muaj më vonë.

Më herët, Instagrami shtoi “You’re All Caught Up”, në mënyrë që përdoruesit të mund të shikonin postimet e miqve gjatë 48 orëve të fundit. Latest Posts mund të jetë një mënyrë tjetër për t’u mundësuar përdoruesve të qëndrojnë të update-uar me çdo zhvillim. Kjo mund t’i ofrojë njerëzve më shumë besim dhe siguri.

TechCrunch

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0