A po jetojmë shëndetshëm?! Sëmundjet e gjakut dhe kanceri rrisin 4% numrin e vdekjeve në 2017

A po jetojmë shëndetshëm?! Sëmundjet e gjakut dhe kanceri rrisin 4% numrin e vdekjeve në 2017


Sikur të mos mjaftojë lajmi i uljes së lindshmërisë vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, numri i vdekjeve në vend është shtuar. Insitutiti Shqiptar i Statistikave raporton se në 2017 numri I vdekjeve u rrit 3.9% krahasuar me një vit më parë. Një lajm i tillë vë në pikëpyetje kushtet për një cilësi të shëndetshme jetese.

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve në vend. Gati 54% e vdekjeve erdhen nga grupi i sëmundjeve  në aparatin e qarkullimit të gjakut. Brenda kësaj kategorie kryesojnë goditjet në tru (gati 33% të totalit) e ndjekur nga sëmundjet e zemrës (26 %).

Shkaktari i dytë kryesor janë tumoret. Ato shkaktuan mbi 16% të vdekjeve. Në këtë rast, problemet më të mëdha shëndetësore shfaqen në aparatin e frymëmarjes, sipas të dhënave zyrtare.

Në 2017-ën, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232. Tek femrat numri i vdekjeve është rritur 5.1% në një vit ndërsa tek meshkujt 2,9 % më shumë se në vitin 2016) dhe për femrat 10.622  (5,1 % më shumë se në 2016).

Problemet e shtuara shëndetësore vitet e fundit po nxisin ndërgjegjësimin e publikut për të përmirësuar cilësinë e jetës, përmes kujdesit në ushqim e më shumë sport. Por, shifrat tregojnë se problemet shëndetësore po “vrapojnë” më shumë se shqiptarët.

Ju mund të lexoni edhe: Jeta e shëndetshme sipas Hetem Ramadanit

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0