A po e sabotoni vetë suksesin e biznesit tuaj? - Business Magazine Albania

A po e sabotoni vetë suksesin e biznesit tuaj?


Kur bëni hapin e parë si sipërmarrës, mund të jetë një eksperiencë emocionuese, por e frikshme. Edhe sapo të keni filluar biznesin tuaj dhe të keni marrë hapa të mëdhenj, mund të jetë e vështirë të mbani rreziqet dhe të mos lejoni që vetë-dyshimi të bëhet pjesë e ditëve tuaja. BusinessMag më poshtë ju sjell 5 mënyra se si pronarët e bizneseve të vogla shpesh vetë-sabotojnë suksesin e tyre dhe si t’i shmangin ato.

Lexoni: Dështimi mund të jetë i mirë për biznesin tuaj

  • Zvarritja e gjërave

Një nga mënyrat më të zakonshme që sipërmarrësit sabotojnë suksesin e tyre është duke zvarritur gjërat. Mos përcaktimi i detyrave të rëndësishme ose shtyrja e takimeve të biznesit mund të shkaktojnë që ju të ktheheni hapa mbrapa. Ju mund të gjeni veten duke i zvarritur gjërat për një sërë arsyesh, për shkak se ju ndiheni të stresuar apo të nën-kualifikuar. Në vend që të vononi detyrat urgjente, organizoni listën tuaj të detyrave dhe filloni nga puna me ato që do të ndikojnë më shumë në biznesin tuaj.

  • Vendosja e qëllimeve joreale

Në këto kohë, është e vështirë të mos ndiheni të frymëzuar dhe motivuar nga shumë histori suksesi që lundrojnë në internet. Megjithatë, mund të duket sikur pothuajse të gjithë e kanë arritur suksesin brenda natës. Si një sipërmarrës që është në fillesat e veta, mund të jetë e lehtë për të vendosur qëllime joreale për veten dhe biznesin tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të zhgënjyer kur gjërat nuk do të realizohen në kohën e duhur. Jini me këmbë në tokë dhe vendosni qëllime realiste për biznesin tuaj, veçanërisht në vitin e parë kur sapo keni filluar.

  • Jo outsourcing

Sa më shpejt të kuptoni se nuk mund të bëni gjithçka vetë, aq më mirë. Shumë sipërmarrës fillojnë vetë bizneset e tyre dhe nuk kërkojnë asnjë ndihmë – edhe kur ata kanë mundësitë për ta bërë këtë. Kjo mund të pengojë seriozisht rritjen e biznesit tuaj. Është e rëndësishme të njihni mangësitë dhe mundësitë tuaja për rritje dhe të kërkoni ndihmën e nevojshme për të bërë gjërat. Këto kohë, është e lehtë të krijohen freelancers ose kontraktues nëse nuk mund të përballoni punonjësit afatgjatë.

  • Punoni shumë

Shumë sipërmarrës zbulojnë se ngritja dhe drejtimi i një biznesi kërkon orë të pafundme pune. Kur puna bëhet e gjithë jeta juaj, lehtësisht mund ta gjeni veten të pamotivuar, të pafuqishëm dhe të paaftë për të bërë asgjë. Kjo mund të shkaktojë probleme kur rritja e biznesit tuaj varet nga ju dhe vetëm nga ju. Ndërsa mund të josheni për të punuar gjatë gjithë kohës, është e rëndësishme të krijohen kufijtë si një sipërmarrës. Marrja e pushimeve dhe qetësimi gjatë fundjavave është një domosdoshmëri dhe kufizimi i punës do t’ju bëjë më të lumtur dhe më produktivë.

Lexoni: Si të pranoni dështimin?

  • Doni të jeni perfeksionistë

Ky është biznesi juaj, kështu që natyrisht, ju doni që ai të jetë i përkryer. Për fat të keq, kjo dëshirë për përsosmëri mund t’ju mbajë mbrapa. Ju duhet të kuptoni se cilat fusha apo detyra duhet të bëhen në një standard shumë të lartë dhe cilat nuk kanë nevojë të jenë të përkryera. Koha juaj është e kufizuar dhe nuk mund të shpenzoni shumë kohë në detyra që nuk do të përfitoni gjë për biznesin tuaj në afatgjatë.

Burimi: quickbooks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0