A mund të zëvendësohen miqtë nga AI? Zuckerberg thotë po - Business Magazine Albania

A mund të zëvendësohen miqtë nga AI? Zuckerberg thotë po

A mund të zëvendësohen miqtë nga AI? Zuckerberg thotë po

CEO i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, parashikon një të ardhme ku inteligjenca artificiale do të të kuptojë aq mirë, saqë personalitete të ndryshme të AI mund të bëhen “miqtë” tuaj.

Në një intervistë të re me podkasterin Dwarkesh Patel, Zuckerberg tha se beson që “njeriu mesatar dëshiron më shumë lidhje, më shumë lidhje se sa ka aktualisht,” dhe mendon se chatbot-ët e trajnuar për të pasur personalitete të ndryshme mund ta ndihmojnë në këtë drejtim. “Njeriu mesatar amerikan, sipas meje, ka më pak se tre miq, persona që do t’i quante vërtet miq, ndërkohë që ka nevojë për më shumë, rreth 15,” tha Zuckerberg për Patel. (Ai ndoshta i referohej një sondazhi të vitit 2023 nga Pew Research Center, i cili tregonte se 40% e amerikanëve kanë tre ose më pak miq, ndërsa 38% kanë pesë ose më shumë.) Sipas tij, AI ka potencialin për të mbushur këtë boshllëk. Edhe pse ai shtoi se AI “me shumë mundësi” nuk do të zëvendësojë plotësisht lidhjet reale apo takimet fizike, mund të ndihmojë njerëzit të ndihen më pak të vetmuar. Ai përmendi se tashmë përdoruesit po shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për t’u përgatitur për biseda të vështira me persona të afërt, dhe kompani të tjera po ofrojnë tashmë AI si terapistë virtualë apo edhe partnerë romantikë. “Për njerëzit që nuk kanë terapist, besoj se të gjithë do të kenë një AI,” tha Zuckerberg edhe në një tjetër episod podkasti me analistin Ben Thompson.

Lexo edhe:Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë deri në vitin 2045

Megjithatë, jo të gjithë janë të entuziazmuar nga ideja për të pasur “miq” të krijuar nga AI. Përdorues të rrjeteve sociale kanë kritikuar komentet e Zuckerberg. Shkrimtari Neil Turkewitz shkroi në X (ish-Twitter) se perspektiva e Zuckerberg “është ajo që ndodh kur beson se njerëzimi mund të reduktohet në të dhëna binare e sheh miqësinë si një marrëdhënie ofertë & kërkese.” Të tjerë ngritën shqetësime nëse miqtë AI do t’u thoshin njerëzve për kë të votojnë apo çfarë të besojnë, ndërsa dikush vuri në dukje evolucionin e kompanisë Meta nga një platformë për të lidhur miq në vitin 2006 në një platformë për të lidhur “miq imagjinarë” në vitin 2026. Megjithatë, pati edhe qëndrime më pozitive — disa komentues thanë se “dëshironin një mik AI.” Carolyn Rogers, drejtuese e marketingut në agjencinë Blokhaus, shkroi në X se hapi i radhës do të ishte që miqtë AI të fillojnë të rekomandojnë produkte duke i dhënë mundësi Metës të monetizojë këtë “miqësi.” Këto komente të Zuckerberg erdhën në të njëjtën kohë me lançimin nga Meta të një aplikacioni të ri të quajtur Meta AI, që synon të konkurrojë me ChatGPT të OpenAI, Gemini të Google dhe Grok të xAI. Në një video të postuar në Instagram për lançimin e aplikacionit, Zuckerberg zbuloi se pothuajse një miliard njerëz në mbarë botën përdorin Meta AI përmes aplikacioneve të kompanisë si Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0