A lejon Skype te pergjohen telefonatat tuaja - Business Magazine Albania

A lejon Skype te pergjohen telefonatat tuaja


A e lejon Skype policine apo autoritetet te pergjoje bisedat e perdoruesve? Kjo eshte pyetja qe kane ngritur nje sere organizatash dhe reporteresh, se bashku me shume aktiviste dhe gazetare nga e gjithe bota. Ata i kane derguar nje leter te hapur Microsoft-it per te marre nje pergjigjje te qarte lidhur me kete ceshtje.
 
Skype ka mbi 600 milione perdorues dhe eshte shnderruar ne nje nga kompanite me te medha te telekomunikacionit ne bote. Shume prej perdoruesve te sherbimit besojne tek ai biseda mjaft delikate, qofte aktiviste nen regjime autoritare apo gazetare te cilet bisedojne me burimet e tyre te informacionit. Me fjale te tjera, “perdoruesit besojne tek Skype lidhur me privatesine e komunikimeve te tyre dhe ne disa raste, edhe jetes se tyre,” shkruhet ne leter.
Per keto arsye, nje pjese e tyre jane te paqarte lidhur me politikat e Skype, vecanersisht kur behet fjale qe keto biseda mund t’u jepen autoriteteve apo paleve te treta.
 
Prandaj, i gjithe grupi i lartpermendur, kerkon nga Microsoft-i qe te nxjerre publikisht nje raport transparence te perditesuar rregullisht, ku te tregohen me detaje polikata e tyre ne lidhje me privatesise, si dhe gjithashtu se cfare lloj te dhenash u jep paleve te treta dhe cfare lloje te dhenash mbledh per qellimet e veta, sa here i eshte pergjigjur Skype kerkesave te qeverise per keto te dhena dhe cilat jane kriteret ne baze te te cilave i jep ato.
Ne te gjithe jemi te pavemendshem per privatesine
Grupi i nenshkruesve duan te dine nese qendrimi i Skype ndaj pergjigjimeve dhe privatesise ka ndryshuar neper vite, vecanerisht pas blerjes se tyre nga Microsoft.
 
Deri para se te blihej nga Microsoft-i, Skype eshte konsideruar si nje aplikacion i besueshem boterisht, fale enkriptimit dhe arkitektures ‘peer-to-peer based’ qe e bente pothuajse te pamundur pergjimin. Ne vitin 2007, Skype u shpreh se praktikat e veta e benin te pamundur per ta qe te pergjonin bisedat (dhe ne ate kohe policia gjermane u ankua per kete fakt!).
 
BE-ja kerkon nga Google qe te ndryshoje politiken e privatesise
Por, ne vitet e fundit, gjerat mund te kene ndryshuar. Hacker-at iu referuan disa ndryshimeve te koheve te fundit ne arkitekturen e Skype-t, ndryshime te cilat mund ta kene bere me te lehte per kompanine dhe autoritet te pergjojne telefonatat e perdoruesve.
Nje fakt i rendesishem ne kete mes eshte arrestimi i Kim Dotcom te Megaupload ne fillim te vitit 2012, ku FBI u shpreh se kishin perdorur historikun e bisedave ne Skype dhe emailet qe prej vitit 2007 per ta kapur ate. Kjo deklarate kundershton politikat e Skype, sipas se cilave historiku mbetet per vetem 30 dite.
 
Deri tani Microsoft nuk ka dhene nje deklarate zyrtare dhe grupi i aktivisteve shprehet se perdoruesit nuk duhet t’i besojne aplikacionit per bisedat e tyre delikate. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0