A ju kujtohet reklama e parë shqiptare? BusinessMag ju kthen pas në kohë

A ju kujtohet reklama e parë shqiptare? BusinessMag ju kthen pas në kohë


Ne në Business Mag i pëlqejmë shumë reklamat, aq sa më shumë analizojmë realizimin sesa vetë produktin.

Në tregun shqiptar ka shumë kompani të cilat bëjnë një punë të madhe për marketingun e produkteve të tyre dhe kjo kryesisht nëpërmjet reklamave e spoteve televizive. Sepse tek e fundit roli i një reklame nuk është për të informuar, por për të shitur.

Zgjodhëm të bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar një nga reklamat e para shqiptare, që hapi dhe rrugën drejt një fushe të re shumë të bukur si ajo e marketingut.

E realizuar në vitin 1999, nga agjencia e reklamave R&T ADVERTISING ALBANIA kjo mendohet të jetë reklama e parë shqiptare.

Reklama e realizuar për ujin Glina të krijon idenë e një kënge vere diku në një zonë të Amerikës Latine, pak a shumë e ngjashme me klipin e këngës së vjetër Lambada nga Kaoma (1989). Djem dhe vajza në plazh, diell dhe det, dhe një shishe uji Glina që i freskon… pa harruar dhe fetën e limonit të rrotullohet në mënyrë fantastike (imagjinoni provat që mund të jenë bërë për ta realizuar :p).

Përveçse reklama e parë shqiptare, mund ta quajmë patjetër dhe një nga ato më të mirat.

Kliko videon:

https://www.youtube.com/watch?v=Vl2NiyRyILs

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0