A jeni gati për Javën Globale të Sipërmarrjes në Kosovë? - Business Magazine Albania

A jeni gati për Javën Globale të Sipërmarrjes në Kosovë?


Për të katërtin vit me radhë, 35 organizata dhe institucione partnere, me më shumë se 50 aktivitete, shënojnë Javën Globale të Sipërmarrjes, prej 14-20 nëntor.

Me organizim të Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe nën patronazhin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, sot hapet Java Globale e Sipërmarrjes, njëkohësisht në 165 shtete të botës. Java Globale e Sipërmarrjes është ngjarja më e madhe festive e sipërmarrjes në botë, e cila bën bashkë sipërmarrës, inovatorë, punëdhënës dhe aktorë tjerë, që për qëllim kanë zhvillimin e ideve të reja, krijimin e vendeve të reja të punës, rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin ekonomik.

a-jeni-gati-per-javen-globale-te-sipermarrjes-ne-kosove-businessmagPërgjatë një jave në muajin nëntor, GEW promovon sipërmarrjen nëpërmjet aktiviteteve lokale nëpër shtete të ndryshme, të dizejnuara për të vënë në pah potencialin e sipërmarrësve të rinj dhe inovatorëve. Aktivitetet variojnë nga garat, takimet kokë më kokë, prezantimet, trajnimet profesionale, rrjetëzimet, mentorimet, aktivitetet sociale dhe ligjëratat nga mysafirë të mirënjohur të fushës.

GEW është më shumë sesa një fushatë vetëdijësuese. GEW është platformë për ndërlidhje dhe bashkëpunim ndër shtetëror, me qëllim të forcimit të ekosistemit botëror në fushën e sipërmarrjes. Në vitit 2015, në mbarë botën janë regjistruar 30,000 aktivitete, me më shumë se 10 milionë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë.

a-jeni-gati-per-javen-globale-te-sipermarrjes-ne-kosove-businessmag

E gjitha ka filluar nga ideja që njerëz nga mbarë bota të zbulojnë talentin dhe të fillojnë rrugëtimin si sipërmarrës. Më 2007 përfaqësues nga 37 shtete, udhëhequr nga Jonathan Ortmans (President i GEW), e shpallën të hapur fushatën globale, e cila në fillimet e saj u mbështet nga Carl Schramm (ish CEO në Kauffman Foundation) dhe Gordon Brown (ish-kryeministër i Britanisë së Madhe).

Që nga Qershori i vitit 2013, Innovation Centre Kosovo është partner zyrtar i GEW për Republikën e Kosovës. Qëllimi i GEW Kosova është motivimi i të rinjëve për të konsideruar sipërmarrjen si rrugën e tyre të së ardhmes. GEW Global dhe GEW Kosova punojnë bashkë në krijimin e rrjetit të organizatave partnere dhe komunitetit të liderëve lokalë, si promotorë të përhershëm të vlerave të GEW, përgjatë tërë kohës.

GEW po ashtu shërben si platformë për lidhjen e sipërmarrësve të rinj dhe inovatorëve të Kosovës me sipërmarrës, partnerë, investitorë dhe klientë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Më 2014, për herë të parë, GEW Kosova u organizua nën patronazhin e ish-Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.

Gjatë Kongresit Global të Sipërmarrjes, të mbajtur në Medellin e Kolumbisë, në Janar të vitit 2016, Kosova fitoi çmimin “Brand & Community Champions”, si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe organizimit të mirëfilltë të komunitetit dhe fushatës promovuese të GEW 2015. GEW 2016 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e SHBA-ve dhe USAID.

Për më shumë informacione klikoni Këtu.

 

burimi: Telegraf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0