A jemi prindër të padisponueshëm? - Business Magazine Albania

A jemi prindër të padisponueshëm?

prindër të padisponueshëm

Shkruar nga Shpresa Rupar, trajnere e NLP

Cilat janë nevojat tuaja të paplotësuara?

Pyeteni veten, cilat janë nevojat tuaja të paplotësuara dhe që për t’i plotësuar përdorni fëmijët tuaj?

Shpesh më pyesin për një mendim, një këshillë se si të ndihmojnë fëmijët e tyre për të qenë më konfident.

Kur i pyes më tej, kuptoj që në fakt, të paktën në shumicën e rasteve, as vetë ata nuk janë konfident, apo qasja që kanë me fëmijët do ishte mirë të ndryshohej, pasi prindërimi i përgjegjshëm kërkon qasje ndryshe.

Por, para se të kemi qasje ndryshe me fëmijët, fillohet të kemi qasje ndryshe me fëmijën brenda vetes.

Pas një prindi që ngre zërin, pas një prindi që nuk mundet të kontrollojë shumë situata, fshihet një çift i padisponueshëm për njëri-tjetrin, sepse secili prej tyre mban brenda vetes një fëmijë të lënduar.

Sot po ndaj me ju tre tregues të një personi, partneri apo partnereje, emocionalisht të padisponueshme:

– Kur flitet për tema lidhur me gjendjen emocionale nuk ndihen rehatshëm.

– Me sjelljen e tyre tregojnë që janë tepër posesivë ose kanë varësi emocionale nga dikush, gjë që shpesh për personin në krah duket shumë e frikshme. Kontrolli është mjeti i tyre më i fuqishëm dhe janë gati të bëjnë gjithçka që ta ushqejnë atë.

– Nuk pranon terapitë apo vizitat tek një specialist, sepse një vizitë tek specialisti e shikojnë si kërcënim ndaj posesivitetit që ata kanë brenda vetes.

Po si arrin deri këtu një person?!

Arsyet mund të jenë të shumta dhe të ndryshme, zakonisht ka lidhje me dinamikën familjare në familjen primare, traumat dhe gjendjen sociale ose të treja bashkë, plus dhe arsye të tjera që dalin gjatë terapive dhe sencave, gjithësesi fillimet, të paktën në shumicën e rasteve, janë në fëmijërinë e hershme.

Lexo: Kur përshtatesh humb vetveten

Pra, para se të kemi qasje ndryshe me fëmijët, fillohet të punojmë me fëmijën brenda vetes.

Pyeteni veten, cilat janë nevojat tuaja të paplotësuara dhe që për t’i plotësuar përdorni fëmijët tuaj?

Edukimi i fëmijëve është shumë më tepër se të dhëna dhe informacione të gatshme. Edukimi fillon me marrëdhëniet njerëzore, me komunikimin. Edukimi, përveç fakteve dhe mësimeve që përçojmë, ka të bëjë me atë se si të kuptojmë botën e brendshme të personit me të cilin komunikojmë apo kemi marrëdhënie të ndryshme si në fushën personale apo atë profesionale.

A është Programimi Neuro Linguistik teknologjia e Inteligjencës Emocionale?

Po, NLP-ja është teknologjia për zhvillimin e kompetencave personale dhe profesioanle për të arritur rezultatet që dëshirojmë.

Pyetja më e shpeshtë që më drejtojnë: A mundem ta mësoj edhe unë këtë teknologji, pavarësisht nivelit skolastik që zotëroj?

Po, mundet kushdo!

Për ta kuptuar më mirë ju mund të më ndiqni në faqet zyrtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0