A ishte John McCain një udhëheqës i vërtetë? Dënimet e tij e provojnë

A ishte John McCain një udhëheqës i vërtetë? Dënimet e tij e provojnë


Bota është hidhëruar për humbjen e senatorin John McCain. Shumë gjëra po shkruhen për të, por ne do të fokusohemi tek disa detaje dhe ato që thuhen për karakterin dhe udhëheqjen e McCain-it, i cili shërbeu në Senatin e SHBA për dekada dhe kandidoi për president dy herë. Ju mund ta dini se ai ishte djali dhe nipi i Admiraleve të Marinës së SHBA. Pra, kur u burgos në Vietnam, donin ta dërgonin në shtëpi sa më shpejt, si një fitore publike.

McCain refuzoi. Si një oficer detar, ai e dinte se një person në një pozicion udhëheqës, duke pranuar atë favor, do të dëmtonte anëtarët e tjerë të shërbimit.

Si rezultat, burgosësit e tij e dënuan, duke e mbajtur pjesërisht në izolim për dy vjet. Ai e përshkroi këtë në një artikull të revistës, mbi 40 vjet më parë:

Mua nuk me lejohej të shihja, të bisedoja ose të komunikoja me ndonjë nga të burgosurit e mi. Dhoma ime ishte mjaft e mirë – ishte rreth 10 me 10. Dera ishte e fortë. Nuk kishte dritare. Ventilimi i vetëm vinte nga dy vrima të vogla në pjesën e sipërme të tavanit. Çatia ishte prej kallaji dhe nxehej si në ferr. Dhoma ishte e zbehtë – natë e ditën – por gjithmonë mbahej ndezur një llambë e vogël e lehta, kështu, ata mund të më vëzhgonin. Isha në atë vend për dy vjet.

Dy vjet në izolim, pa parë as edhe një fytyrë.

Kjo ishte gjysma e periudhës që ai kaloi si i burgosur lufte në Vietnam. Torturohej shpesh, siç ndodhte me shumë nga të burgosurit e tjerë. Megjithatë, refuzoi të përkulej.

“Ju nuk mund ta imagjinoni shembullin që dha John për pjesën tjetër të kampit duke bërë këtë”, i tha një tjetër i burgosur më pas autorit Robert Timberg.

Kur u kthye, McCain qëndroi në ushtri për një kohë ndërsa ishte student në Kolegjin e Luftës Detare. Në një dokument 40 faqesh (pdf) që shkroi gjatë asaj kohe, jep këshilla për ushtrinë mbi rregullat e të burgosurve të ardhshëm të luftës.

Shkurtimisht? Ai këshillonte që të ketë standarde të larta. Rregulla strikte dhe një kod sjelljeje.

McCain bëri shumë gabime në jetën e tij të mëvonshme. Ai u rrëfye për to shpesh. Shumë njerëz në të dy anët nuk u pajtuan me të politikisht.

Por kjo përvojë – ato dy vjet në izolim, kur duhej të përballonte çdo gjë vetëm, e formuan atë. Ai e kuptoi se të jesh një Lider i vërtetë, duhet të kesh parime themelore. Duhet ta dini se për çfarë po qëndroni. Në rastin e tij, kjo nënkuptonte të qëndronte edhe pse rezultati do të ishte zero – të qëndrosh si një Lider, kur nuk ia ke idenë nëse dikush po të degjon apo është i gatshëm të të ndjekë. Si një i ri, McCain e bëri këtë në një mënyrë shumë të drejtë. Pa të, asgjë tjetër nuk do të ishte e mundur. U prehsh në paqe John McCain: veteran, burrë shteti dhe udhëheqës i vërtetë amerikan.

Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0