A flasim IoT? 

A flasim IoT? 



Nga Landa Grembi, Eksperte IoT

Në fund vit, analizat për at’që shkoi dhe parashikimet se çfarë do të na shfaqet/ofrohet në vitin e ardhshëm, nuk na kursehen aspak në dekadën e fundit, në pothuajse të gjithë aspektet e jetës e më tej. Përjashtim nga rregulli kurresesi nuk mund të jetë teknologjia, e cila është kthyer duam apo në jetëkushtëzuese për veprime bazike në dukje të thjeshta si gjetja e një adrese apo porositja e ushqimit. Thënë e stërthënë kjo çdo herë kur flitet për këtë temë. Shpesh bëjmë atë pyetjen një milion dollar: se ku po shkon teknologjia? A do të na mbërthejë më shumë jetët? Po kthehet në robëri të ditëve tona ku pa të cilën nuk mundemi të përmbushim detyrimet qoftë në punë apo në jetën sociale? A do t’ja besonit shtëpinë tuaj një asistenti dixhital apo të pranojmë varësinë nga sensorët?

Të artikuluara apo jo nga gjithsecili prej nesh, pyetjet janë të pafundme, por po ndalemi pak tek ajo pjesë e teknologjisë rënë dakort tashmë të quhet IoT (interneti i objekteve të ndërthura të cilat nderveprojne me njeri tjetrin do te ishte shjegimi i nje grupi perkthyesish profesionist, por me këshillën që termi të ofrohet për lexuesin dhe në anglisht: Internet of Things). Sipas Mark Hung, zëvendës president në kompaninë e kërkimeve Gartner: “IoT nga udhëheqësit e sektorit u pa si një mundësi e artë në sektorin e IT-së, për të zgjidhur problemet e tyre të biznesit. Por në të vërtetë IoT në thelb është një zgjidhje kur arrin të adresohet në mënyrën e duhur ndryshe në të kundërt kthehet vetë në një problem”. 

Lexo: Çfarë mund të bëjmë me teknologjinë 5G?

IoT, ashtu sikurse çdo teknologji tjetër ofruar me qëllimin kryesor të përmirësimit të jetës, për aq kohë sa objektivat janë të mirëanalizuara dhe të qarta, efektet do t’i ketë gjithmonë pozitive. Një nga elementet thelbësor të ofrimit të një shërbimi  të tillë është dhe ndikimi që këto objekte kanë tek përdoruesit nëpërmjet funksionimit të tyre. Por kush janë proceset, të cilat këto objekte parashikojnë të përmirësojnë në të ardhmen? Shifrat janë kokëforta dhe tregojnë se këtë vit numri i paisjeve të ndërlidhura shkoi në 14.2 miliardë dhe parashikimet për 2021 ky numër mund të rritet me 25-28 miliardë, pra gati dyfishim për një kohë shumë të shkurtër. 

Nevoja e ofrimit të shërbimeve nëpërmjet zgjidhjeve dixhitale detyron operatorët e shërbimeve të investojnë më shumë duke u zgjeruar, rritje pësojnë të dhënat po ashtu, por e gjitha kjo me koston e riskut të informacionit. Nisur nga ‘popollariteti’ i këtyre objekteve, siguria është faktori kryesor, i cili natyrshëm duhet konsideruar me përparësi. Gjithë kjo sjell padyshim parashikimin e parë për këtë sektor, i cili do të dhe duhet të përqëndrohet tek siguria në vitet në vazhdim pa vendosur kështu ne rrezik të dhënat e pacientëve apo informacione mbi shtëpinë tuaj ‘të mencur’, apo të dhënat marrë nga qytetet inteligjente. Përsa i përket këtyre të fundit, 2020 do të vërë akoma më tepër në dukje nevojën për këto zgjidhje. Shumë qytete në të gjithë botën janë duke kërkuar zgjidhje IoT, të ofruara nëpërmjet objekteve apo sensorëve të ndryshëm për të drejtuar/monitoruar trafikun, matur energjinë dhe ujin e shpenzuar nga qytetarët apo menaxhuar parkimet. Qëllimi i këtyre zgjidhjeve është ofrimi i një jete sa më komode, duke përmirësuar kështu aspektet fiananciare (p.sh lehtësimi pagesave për shërbimet e ndryshme), mjedisore (matja e ndotjes) dhe sociale njëkohësisht.  

Rrjedhoja e këtyre zgjidhjeve padyshim do të jetë dhe gjenerimi i një sasie të jashtëzakonshme të dhënash. Ekspertët parashikojnë se përpunimi i këtyre të dhënave, do të mundet t’i shndërrojë këto paisje në asistentët e ardhshëm, të cilët do të munden të marrin vendime si për ne si individë ashtu dhe për kompanitë apo sektorin publik. Gjenerimi i këtyre të dhënave masive do të jetë një ‘ushqim’ i mjaftueshëm për të ‘trajnuar’ zgjidhjet e ardhshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Vendosja e një sistemi të tillë (shpesh quajtur: vetë-mësimor, machine learning) do të jetë padyshim pasrendësi i IoT-së. Një nga sektorët ku IoT do të ketë rritje të dukshme është dhe sistemi shëndetësor ku fare mirë mundet ta quajmë tanimë: epoka e paisjeve mjeksore ndërvepruese. Paisjet e lëvizshme, sensorët së bashku me monitorët e shëndetit të pacientit dhe gjithë larmia e paisjeve të tjera mjeksore po formësohen duke ju përshtatur IoT-së. Pa lënë mënjanë këtu asistentët virtuale dhe aplikimet e shëndetit, të cilët i lejojnë mjekëve apo familjarëve monitorimin e pacientëve nga distanca. Një sektor tjetër ku IoT do të ndihmojë dukshëm, është gjithashtu dhe ai prodhues. Falë këtyre zgjidhjeve problemet e makinerive do të identifikohen shumë më shpejt nëpërmjet lajmërimeve të ndryshme nga sensoret ndihmues. Në 2020, sektorë si ai bujqësor, i sigurisë, i telekomunikacionit apo transportit do të duhet të integrojnë pashmangshmërisht IoT-në në hartimin e strategjisë së tyre. Vleresimi i të gjithë mundësitë e ofruara me sipër nëpërmjet IoT-së nuk jemi aspak gabim nëse dalim në përfundimin se numri i paisjeve të mençura, do të jetë më i madh se vetë banorët e globit.  

Lexo: Samsung dhe IBM sjellin zgjidhje celulare të bazuara në teknologjinë 5G dhe Inteligjenën Artificiale

Por, e parë nga këndvështrimi i progresit të këtij sektori duket sikur çdo gjë është aty dhe duhet vetëm të përdoret, por në opinionin e një eksperti mund të thuhet vetëm se faza e maturisë së sektorit IoT vetëm sapo ka filluar. Nëse do ta konsideronim si një nga sektorët fitimprures është ende shumë herët. Sikurse çdo zhvillim tjetër dhe IoT nuk mund të ndodhë brenda natës. 2020 është në prag dhe këshilla e vetme është se si mund të përfitohet nga IoT-ja  duke jua përshtatur nevojave pa e nënvlerësuar ardhjen e afërt, pra thjesht bëhuni gati ju që drejtoni një biznes, qytet apo një dyqan të vogël tek lagjja juaj. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0