Çfarë mund të bëjmë me teknologjinë 5G? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 06/12/2019

Çfarë mund të bëjmë me teknologjinë 5G?

Share
nga Anerola Torollari
Dhj 06, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Me gjithë popullaritetin dhe zhurmën rreth 5G, shumë kompani po pyesin: “Çfarë do të jemi në gjendje të bëjmë me të?”

Bizneset e të gjitha madhësive besojnë se 5G do t’u sjellë atyre avantazhe konkurruese, por nuk janë plotësisht të qartë në lidhje me aplikimet e saj praktike. Ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit e dinë se ekziston një mundësi trilionë dollarëshe për t’u kapur, por nuk janë të sigurtë se si ta integrojnë me kompanitë e tyre.

Lexoni: Harrojeni 5G, Kina nis zhvillimin e teknologjisë mobile 6G

Duke bërë partneritet me kompani që duan të përfshijnë teknologjinë 5G në ofertat e tyre dixhitale, ofruesit e shërbimeve mund ta kthejnë rrjetin në një “pëlhurë” të përbashkët për krijimin e vlerës. Kjo kërkon planifikim të zgjuar dhe kjo është arsyeja pse Nokia Bell Labs ka identifikuar më shumë se 100 raste të përdorimit të 5G, të grupuar në tetë kategori kryesore:

Fixed wireless access (FWA)

FWA brenda shtëpive dhe bizneseve do të ofrojë shpejtësi dhe besueshmëri të ngjashëm me broadband-in në më shumë vende, përfshirë ato që nuk kanë infrastrukturë ekzistuese me tel ose aty ku do të ishte shumë e kushtueshme për t’u vendosur.

Mbikëqyrje video dhe mundësitë analitike

Vonesat e pakta dhe kapaciteti i lartë i 5G do të ndihmojë në krijimin e hapësirave më të zgjuara përmes mbikëqyrjes dhe analizave të zgjeruara të videos. Kamerat wireless të montuara në drone ose në vende të paarritshme do të përmirësojnë sigurinë ndërsa sigurojnë pamje që mund të përmirësojnë vendimarrjen në pothuajse çdo industri.

Eksperienca të paimagjinueshme

5G do të mbështesë eksperiencat e reja, gjithëpërfshirëse, si reale ashtu edhe virtuale. Realiteti virtual 360-gradë (VR) do t’i lejojë njerëzit të shijojnë ngjarje dhe të luajnë lojëra interaktive sikur të jenë vërtet atje. Në vendin e punës, realiteti i shtuar (AR) mund t’i aftësojë punonjësit të trajtojnë situata të rrezikshme pa i vendosur ata në rrezik.

Lexoni: Samsung dhe IBM sjellin zgjidhje celulare të bazuara në teknologjinë 5G dhe Inteligjenën Artificiale

Stadiume smart

Në stadiume dhe salla koncertesh, operatorët do të përdorin AR dhe VR për të parë tifozët “në prapaskenë”, të sigurojnë mbivendosje në kohë reale të statistikave dhe riparimeve sportive dhe të sjellin eksperienca të tjera fantastike.

Robotika në cloud dhe automatizimi

Prodhuesit po kërkojnë automatizimin dhe could-in për të thjeshtuar proceset dhe për të eleminuar gabimet njerëzore. Ndërfaqet wireless njeri-makineri, të mundësuara nga lidhja me bandwidth të lartë 5G, do të eleminojnë kufizimet e linjave të montimit statik të sotëm dhe do të shpejtojnë rikonfigurimin e mjediseve të prodhimit.

Kontrolli remote

Vinçat, robotët dhe makineri të tjera të kontrolluara nga distanca mund të rrisin efikasitetin operacional dhe sigurinë e punonjësve. Nga dronët që bëjnë dërgesa, te robotët që kryejnë detyra të rrezikshme si kontrollimi i bobmave, këto makineri kërkojnë lidhje të besueshme wireless, shpesh në distanca të gjata, me vonesë të ulët për kontroll të saktë të menjëhershëm.

Automjetet e ndërlidhura

5G do të ndihmojë që udhëtimi rrugor të jetë më i lehtë, më i sigurtë dhe më i këndshëm. Argëtimi dhe informacioni brenda automjeteve – përdorimi i komunikimeve automjet me automjet ose automjet me infrastrukturën për t’u thënë shoferëve për bllokimet e ardhshme të trafikut, mund të jenë aplikime të hershme, të ndjekura nga drejtimi i automjeteve të asistuara dhe automjeteve autonome.

eHealth

Spitalet mund të përdorin 5G për të përmirësuar ofrimin e kujdesit shëndetësor, përfshirë shërbimet eHealth. Shpejtësia e garantuar e lidhjes do të lejojë që ambulancat të transmetojnë të dhëna kritike në spitale, në mënyrë që mjekët të diagnostikojnë problemet para se të arrijnë pacientët. Vonesat e ulëta të 5G do të suportojnë gjithashtu operacione në distancë dhe aplikime të tjera inovative.

Ndërsa ka shumë raste të mundshme të përdorimit të 5G, disa do të jenë gati për t’u zbatuar më shpejt se të tjerat. Në çdo rast, duke parë aplikimet në botën reale të 5G dhe jo vetëm si një mekanizëm për ndërlidhje, ofruesit e shërbimeve dhe ndërmarrjet do t’i japin vetes mundësinë për ndërtimin e një plani të fortë, fitimprurës me 5G.

/INC

Subscribe në kanalin tonë në YouTube


Evente