A është birra pija më e lirë në botë? - Ja sa kushton në vende të ndryshme të botës - Business Magazine Albania

A është birra pija më e lirë në botë? – Ja sa kushton në vende të ndryshme të botës


Gjatë grumbullimit të të dhënave për çmimet e shërbimeve, analistë të Deutsche Bank mblodhën të dhëna edhe për çmimin mesatar të një birre në vende të ndryshme të botës.

Në këtë raport rezultoi se një birrë është më e lirë në Pragë ku kushton 1,30 dollarë, Johannesburg 1,70 dollarë dhe Lisbonë, Portugali 2 dollarë.

Lexoni: Një startup po kthen mbetjet e birrës në shufra çokollate

Ndërkohë, për sa i përket vendeve me birrën më të shtrenjtë, listën e kryeson Oslo, Norvegji ku një birrë kushton plot 9.90 dollarë.

Për sa i përket qyteteve amerikane, qyteti i New York-ut, rezultoi me birrën më të shtrenjtë, ku një birrë shënonte 7.40 dollarë. Ndërkohë dhe Bostoni nuk mbetet mbrapa, në këtë qytet një birrë kushton 7.20 dollarë.

Më poshtë do të shikoni se sa kushton një birrë në vende të ndryshme të botës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0