A është Ballkani afër antarësimit në BE? - Business Magazine Albania

A është Ballkani afër antarësimit në BE?


Në vitin 2003, BE u shpreh se Ballkani dhe e ardhmja e tij shtriheshin pranë saj. Por duket qartë që shpresa e Shqipërisë dhe 5 shteteve fqinjë, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Bosnje Hercegovina, janë shumë të zbehta.

Pas hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në 2007, BE nuk ka oreks për të zgjeruar klubin e tyre, sidomos pas Brexit që i detyron të menaxhojnë këtë tkurrje. Në vitin 2014, Jean-Claude Juncker, presidenti i Komisionit Europian, tha që nuk do të kishte një zgjerim gjatë mandatit të tij 5 vjeçar, një gjest i pakuptimtë që i demotivoji reformuesit e Ballkanit. Sot, vetëm 43% e Serbëve thonë që duan t’i bashkohen BE, shifër e rënë nga 67% në vitin 2009. Është e qartë që të rinjtë janë disi armiqësorë.

Çfarë ka shkuar keq? Antarësimi do të detyronte elitën e korrupsionit të lejonte lirinë e medias, do të forconte ligjin në drejtësi dhe do të liberalizonte ekonominë. Pak duan që këto gjëra vërtetë të ndodhin. Nga 6 shtete, vetëm Serbia dhe Mali i Zi kanë filluar bisedimet për antarësim. Shqipëria shpreson të fillojë së shpejti, Maqedoninë nuk e lejon mosmarrëveshja me Greqinë për emrin e saj, Bosnja është e zhytur në problemet e saj të brendshme dhe Kosova nuk është e njohur nga 5 shtete anëtare të BE. “Ata nuk na besojnë më kur i themi që do t’i antarësojmë, sikurse ne nuk i besojmë më kur ata na thonë që po bëjnë reformat për t’u antarësuar,” thotë Vessela Tcherneva e Këshillit Europian për lidhjet ndërkombëtare.

Në një vend shprese, ka pasiguri dhe frikë për gjakderdhje. Viti i kaluar ka pasur disa momente të sikletshme, nga kriza politike e Maqedonisë, tek tensionet midis Serbisë dhe Kosovës , të cilat tmerruan diplomatët Europianë. Nëse rajoni është qetësuar kohët e fundit, kjo erdhi nga mundimet e pafundme të diplomatëve Amerikanë dhe Europianë.

Z. Vuçiç, sot e tregon veten si një reformues pro-BE dhe një menaxhues i denjë i ekonomisë. Zyrtarët europianë thonë që ata nuk kanë çbëjnë veçse të bashkëpunojnë me të. Angela Merkel u takua me Z. Vuçiç disa javë para zgjedhjeve presidenciale në Prill. Kjo zemëroi Serbët liberal, që thanë se Europa do mbështetë një autoritar që ushtron praktika anti-demokratike.

Kur njëherë e një kohë Europa shpresonte shumë që mund të transformonte këtë rajon prej 20 milionë njerëzish gjatë procesit të anëtarsimit, sot ajo i ka vënë gjithë shpresat tek investimet dhe shkëmbimet. Por Ballkani është i mbyllur nga rritja tepër e ulët dhe nivelet stratosferike të papunësisë. Një e pesta e maqedonasve jetojnë jashtë vendit dhe të gjithë Serbët e talentuar vrapojnë drejt BE. Këtë javë u bë një mbledhje në Trieste me drejtues nga Franca, Gjermania dhe Italia për të diskutuar çështjen e Ballkanit. Si gjithmonë, u vendos të vazhdonin investimet për t’u bërë zhvillime në infrastukturë dhe për të krijuar një treg të përbashkët midis shteteve të rajonit. Por oreksi i BE për të reformuar Ballkanin nga ana politike dhe ekonomike ka avulluar.

Lexoni: 6 shtete të Ballkanit Perëndimor vendosin të krijojnë një zonë ekonomike rajonale

Shtetet e Ballkanit janë partnerë të lodhshëm, me përleshje politike, ekonomi jo të ndershme dhe zënka për kufijtë. Por BE nuk duhet të dorëzohet, sidomos nga pasojat e rrezikshme që mund të sjellë mosveprimi. Pjesë të Ballkanit janë bërë tashmë rrugë kalimi për trafikim droge drejt BE dhe armë të mbetura nga lufta e 1990 u përdorën në sulmin terrorist të Parisit në 2015. Ekstremizmi islamik po shfaqet në Bosnje dhe Kosovë. Në këtë mjedis, lojërat cinike të drejtuesve lokal, të cilët zakonisht shkaktojnë kriza për t’u bërë më pas pajtues dhe për të vënë “paqen” në vend, mund të dalin jashtë kontrollit.

Europianët zakonisht flasin për rritjen e ndikimit të tyre në Ballkanin perëndimor. Por lidhjet ekonomike, politike dhe kulturore të Ballkanit me BE lënë nën hije shtete të tjera si Rusia ose Turqia. Shumë drejtues e dinë mirë që nuk kanë shpresë tjetër jashtë BE. Kjo sjell një zgjidhje me dy drejtime: mëshimi më fortë tek shtetet që tolerojnë joliberalizmin ose mungesën e drejtësisë dhe angazhimi për t’u zgjeruar. Por gjithë kjo kërkon largimin e skepticizmit të krijuar pas shumë vitesh zhgënjimi. Ndoshta, nëse ajo fiton përsëri në zgjedhjet e Shtatorit, Znj. Merkel mund të shpenzojë pak kapital diplomatik për Ballkanin.

Burimi: The Economist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime

Nëntotal: 600.00L

Shko te kartaVazhdo me pagesën

1