A e keni një qëllim? Rovena Vata, mentore, doktore shkencash fton të rinjtë të udhëhiqen nga qëllimi i tyre i jetës - Business Magazine Albania

A e keni një qëllim? Rovena Vata, mentore, doktore shkencash fton të rinjtë të udhëhiqen nga qëllimi i tyre i jetës


Me studime në fushën e letërsisë, e diplomuar me Medalje të Artë, Rovena Vata është një mentore jo vetëm në auditoret ku jep mësim, por edhe në rrethin e saj shoqëror.

Prej më shumë se 5 vitesh ajo mban gradën “Doktor” në fushëne Studime Letrare dhe Antropologji Kulturore.

“Mentorimi, drejtimi apo udhëheqja është sa kënaqësi, aq edhe përgjegjësi. Kjo punë ka filluar gradualisht, si rezultat i dëshirës për t’i ndihmuar studentët dhe për të qenë sa më pranë tyre, në një moment të rëndësishëm në jetë, siç është ai i kurorëzimit, pra diplomimi”, thotë Vata. Pjesë e temave të mentorimit apo drejtimit kanë qenë kontributet e autorëve të letërsisë shqipe, si: Pashko Vaso, Sterjo Spase, Sami dhe Naim Frashëri, De Rada, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Martin Camaj, etj.

Rovena ka ligjëruar shumë lëndë të filologjisë dhe albanologjisë si: “Metodat e të nxënit”, “Zhvillimi i kurrikulës”, “Metoda e kërkimit shkencor në edukim” dhe “Zhvillimi i të menduarit kritik, “Pedagogji familjare”, “Drejtimi dhe Administrimi në Arsim”, “Politika arsimore”, “Legjislacioni në edukim”, etj dhe ka një lidhje të gjerë me revista në shqip të shtrira në dhjetëra shtete.

Gjëja më e bukur në profesionin e mësimdhënies është ballafaqimi me brezat sipas saj, duke theksuar se, “përjetimi që studentët shijojnë të qenurit të tillë, më kthen shpesh në kujtime të bukura të kohës studentore”.

Ajo ndan këtë mesazh me të rinjtë:

Në disa botëkuptime filozofike, rinia konceptohet si vetë jeta, pra jeta është vetëm rinia, ku jo më kot dëgjojmë dhe shpesh shprehjen “jetoje jetën sa je i ri”. Por në të vërtetë, rinia është pjesë përbërëse e jetës, ku i veçantë është qëllimi, roli dhe personaliteti i saj. Qëllimi ndoshta është një nga elementët më të rëndësishëm në jetën e njeriut, ashtu siç është i rëndësishëm ajri, uji dhe ushqimi. Vetë qëllimi që i vendosim vetes, na mundëson më pas përzgjedhjen e rrugës, për të arritur tek ai dhe në mënyrë indirekte, kjo ndikon në jetën tonë, pasi reflekton vlerat e rrugës së përzgjedhur, në ndërtimin e personalitetit tonë.

Një njeri pa një qëllim, është objekt gjykimi nga njerëzit e tjerë, të cilët i kanë vendosur vetes një objektiv. E njëjta gjë vlen edhe për shoqëritë.

Rinia shqiptare duhet të kujdeset për formimin e personalitetit të saj, t’i kontribuojë rrethit dhe shoqërisë, por në veçanti vetes. Duhet të edukohen, arsimohen, të kenë ideale, vlera, vizion për të ardhmen, e të kuptojnë se ata kanë një mision të rëndësishëm në këtë jetë.

Rina shqiptare është ajo që mund të sigurojë një të ardhme të shëndoshë dhe mirëqenien e merituar, pra duhet të fillojë puna nga sot, pasi duke u inkuadruar në të tashmen, bëhet e ardhmja e vendit.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0