A e dini që veshja ndikon në ndjenjat tona? - Business Magazine Albania

A e dini që veshja ndikon në ndjenjat tona?

A e dini që veshja ndikon në ndjenjat tona?

Një nga këshillat më të dobishme që mund të ndihmojnë në përballimin e ndjenjave të vetmisë, trishtimit apo mungesës së motivimit është shumë më e thjeshtë sesa duket: veshja e këpucëve. Ky veprim i vogël, por simbolik, mund të krijojë një shtysë drejt aktivitetit dhe ndryshimit të gjendjes emocionale.

Këpucët si sinjal për veprim

Psikologët konfirmojnë se veprime të tilla të thjeshta, si veshja e këpucëve, mund të shërbejnë si një nxitje për të dalë nga një gjendje pasive. Sipas psikologes klinike Barbara Greenberg, ekziston një lidhje mes veshjes dhe motivimit: “Kur vishemi, ndihemi më të sigurt dhe kjo ndjesi na shtyn drejt veprimit.”

Nëse dikush dëshiron të bëjë më shumë aktivitet fizik, të kalojë më shumë kohë me miqtë apo thjesht të dalë nga rutina, një mënyrë e thjeshtë për të nisur ditën është të zgjohet dhe të veshë këpucët. Ky veprim mund të shënojë fillimin e një versioni të ri të vetes.

“Enclothed Cognition”: kur veshja ndikon në mendje

Ky koncept psikologjik, i njohur si “enclothed cognition”, i referohet ndikimit që ka veshja në mënyrën se si ndihemi dhe sillemi. Kjo është arsyeja pse disa shkolla përdorin uniforma – për të forcuar ndjenjën e përgatitjes dhe seriozitetit. Veshjet dërgojnë sinjale tek truri ynë: p.sh., dorezat dhe pizhamet mund të nxisin relaksim, ndërsa një veshje më formale mund të aktivizojë fokusin dhe energjinë për punë.

Sipas terapistes Marissa Nelson, ajo që ka rëndësi është të përdoren veshje që i japin individit ndjesinë se është gati të përballet me ditën. Kjo mund të ndryshojë nga dita në ditë – për dikë mund të jetë një palë pantallona yoga, për dikë tjetër një bluzë e preferuar apo një triko me vlerë emocionale.

Lexo edhe:Pse nuk i mbajmë mend momentet e fëmijërisë? Studimi zbulon një mister të trurit tonë

Ndrysho sjelljen, dhe ndjenjat do të ndjekin

Një tjetër parim i rëndësishëm psikologjik është se ndryshimi i ndjenjave vjen pas ndryshimit të sjelljes – jo anasjelltas. Në vend që të pritet momenti kur dikush do të ndihet më mirë për të ndërmarrë veprime, këshillohet që të ndërmerren veprimet më parë. Një shëtitje, një vizitë në palestër, apo edhe pastrimi i dhomës mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto këshilla vlejnë për raste të lehta të lodhjes emocionale apo mungesës së motivimit. Nëse një person përjeton depresion klinik, është thelbësore të kërkojë ndihmë profesionale.

Rëndësia e mbështetjes sociale dhe lëvizjes

Aktiviteti fizik dhe ndërveprimi social kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e humorit. Të dyja këto nxisin lirimin e hormoneve të mirëqenies, si endorfinat, që ndihmojnë në reduktimin e ndjenjave të izolimit dhe përmirësimin e ndjeshmërisë emocionale.

Në përfundim, një hap i vogël si veshja e këpucëve mund të jetë fillimi i një ndryshimi të madh. Ky veprim i thjeshtë mund të largojë barrierat që shpesh pengojnë të bëhen gjërat që në të vërtetë ndihmojnë – si lëvizja, aktiviteti dhe shoqërimi me të tjerët.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0