A duhet t'i shmangim përqafimet në vendin e punës? - Business Magazine Albania

A duhet t’i shmangim përqafimet në vendin e punës?


A jeni një person që parapëlqeni përqafimet apo shtrëngimin e dorës – apo asnjërën? Kur një koleg i juaji kthehet nga pushimet apo largohet nga puna, a shkoni i përqafoni ata, apo thjesht i thoni një “Çkemi” nga ana tjetër e tavolinës.

Ka dëshmi se vendet e punës po shohin një rritje të kulturës së përqafimit. Në një sondazh të vitit të kaluar më shumë se gjysma e drejtuesve të reklamave dhe marketingut thanë se përqafimi ishte i zakonshëm.

Ekspertët thonë se kjo mund të ketë shumë të bëjë me mjediset më të relaksuara të punës. Por ka një dobësi. Një studim i veçantë vitin e kaluar për ngacmimin seksual në industrinë e fast food në Shtetet e Bashkuara zbuloi se më shumë se një e katërta e punëtorëve mendonin se ishin përqafuar në mënyrë të papërshtatshme.

Lexoni: GABIMET QË MUND T’JU KUSHTOJNË VENDIN E PUNËS

Deborah Wallsmith, një profesoreshë asistente e antropologjisë në Universitetin Shtetëror të Kennesaw, Gjeorgji, thotë se shkalla e shqetësimit të përqafimit varet nga marrëdhëniet dhe preferencat personale.

Ajo shton se ndihet shumë jo komforte kur përqafohet nga ish profesorët dhe ish-bosët.

Kara Deringer, një trajnere biznesi nga Alberta, Kanada, shpjegon se konteksti është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, shumë njerëz e marrin për keq.

Ajo pajtohet që përqafimi mund të jetë shumë i dobishëm. “Krijon lidhje. Por nga ana tjetër, kini kujdes, kam parë shumë keqkuptime.

“Unë aktualisht punoj në një skuadër dhe ne të gjithëve na pëlqejnë përqafimet. Por ka nga ata që do të thonë me guxim “Mua nuk më pëlqejnë përqafimet”.

Zonja Deringer rekomandon ose t’i kërkoni njerëzve një përqafim, ose kushtojini shumë vëmendje gjuhës së trupit. “Nëse ata shtrijnë dorën e tyre? Duhet ta kuptoni, ata pëlqejnë shtrëngimin e dorës.”

Dhe kini parasysh një fushë tjetër të minuar – shtresat sociologjike të kulturës dhe gjinisë. Të gjithë mund të kenë “rregullat” e tyre për kontaktin fizik, thotë zonja Deringer. “Vlen edhe për inteligjencën sociale gjithashtu – nuk do të përqafojnë dikë që sapo kanë takuar.”

Nëse nuk i njihni personat e tjerë, më mirë të mos i përqafoni, sepse nuk e dini se si do ta marrin atë. Duhet të jeni të kujdesshëm.

Disa nga këto mund të tingëllojnë si një praktikë e mirë. Por nëse përqafimi është praktikë standarde në zyrën tuaj, ju me të vërtetë nuk doni ta plotësoni këtë praktikë? A jeni personi më jo miqësor i zyrës?

Muzikantja që jeton në Toronto Cynthia, Pike-Elliott, e cila ka patur karrierë në mjekësi dhe në drejtësi, thotë se në të dy mjediset përqafimi ishte standard.

“Përqafimi ishte një pjesë e madhe e punës time, një pjesë e madhe në mbajtjen e këtyre marrëdhënieve personale,” thotë ajo. Për të, përqafimi është “një mënyrë për t’i thënë dikujt se ju keni krijuar një lidhje me ta dhe se i besoni atyre … Nuk po dëmtoni askënd.

“Nëse do të isha një punonjëse, një përqafim nga punëdhënësi im do të tregonte mirënjohjen dhe krenarinë e tij për një punë të bërë, shumë më tepër sesa mund të përmbushnin fjalët”, thotë ajo.

Znj. Pike-Elliott shton se nëse një pronar biznesi përqafon një klient, ai “tregon besimin dhe vërteton se klienti është i veçantë, ndërton një marrëdhënie të fortë.

Në rolin e saj si muzikante ajo ka gjetur kolegë dhe të njohur që pëlqejnë përqafimet më shumë se shumica. “Muzika dhe artet kanë të bëjnë me zbulimin e shpirtit tënd, është shumë personale”, thotë ajo.

Megjithatë, jo të gjithë e pëlqejnë idenë e përqafimit. Ndonjëherë, mund të përfundoni në gjykatë.

Shumë këshillojnë që të jetë kundër përqafimeve në zyrë, pasi nëse përqafimi merret në mënyrë të gabuar, ai lehtë mund të interpretohet sipas ligjit si ngacmim seksual në vendin e punës, i cili vendos një përgjegjësi ndaj punëdhënësit për t’u hetuar.

Lexoni: Çfarë kërkojnë të rinjtë në vendin e punës, por që nuk e marrin?

Punëdhënësit kanë një përgjegjësi serioze kur bëhet fjalë për mbrojtjen e punonjësve të tyre nga ngacmimet dhe janë të detyruar të kenë politika për të parandaluar këtë lloj sjelljeje.

Mbani parasysh këtë rregull të thejshtë: “Kur jeni në dyshime, mos përqafoni. Çdo njeri ndihet ndryshe për hapësirën e tij personale dhe për kufijtë e tij.” Është e mundur të përqafosh dhe akoma të shmangësh kontaktin e plotë të trupit.

Pra, kur mendohet se është në rregull?

  • Dikush me të cilin je i afërt në punë është shumë i mërzitur dhe ju beson për një vdekje apo tragjedi personale në jetën e tij
  • Dikush me të cilin keni afërsi në punë, po ju tregon lajme për jetën e tij personale, “Jam fejuar!” “Jam shtatzënë!”
  • Një bashkëpunëtor ose punonjës i ngushtë ju thotë se ata kanë gjetur një punë të re dhe largimi pritet mirë
  • Ju takoni një koleg që nuk e keni parë për një kohë shumë të gjatë
  • Jeni në një party dhe të gjithë janë duke u përqafuar

Pa marrë parasysh se çfarë mendoni, miqtë tuaj të punës janë të ndryshëm nga miqtë tuaj të vërtetë. Miqtë tuaj të vërtetë nuk mund të telefonojnë gjykatën për ju.

burimi: BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0