A do të ketë rritje çmimi i energjisë? Ja si përgjigjet kreu i OSHEE - Business Magazine Albania

A do të ketë rritje çmimi i energjisë? Ja si përgjigjet kreu i OSHEE

Situata financiare e OSHEE është e qëndrueshme dhe me një nivel rekord arkëtimesh mbi 98%. Kështu është shprehur kreu i këtij institucioni Enea Karakaçi në studion e A2 Business të gazetares Aurora Sulçe. Sipas tij, kjo ka ndikuar që të mos aplikohet për rritje çmimi të energjisë.

“Ne kemi njoftuar që nuk do të kemi dhe nuk kemi bërë aplikim për rritje tarife për shkak të performancës së mirë të marrë në vite. Jemi në situatë më të shëndoshë financiare”.

Por rritje në masën 30% të pagave do të ketë për punonjësit e këtij sektori. Sipas Karakaçit, për herë të parë do të përfshihet edhe vjetërsia në punë. Ai u bëri thirrje profesionistëve, që të aplikojnë pranë OSHEE.

Lexo edhe: Shtëpitë po jepen me ditë për turistët, shtrenjtohen me 35% qiratë mujore

Karakaçi tha se ulja e humbjeve ka ardhur për shkak të luftës kundër ndërhyrjeve të paligjshme.

“Jemi në nivele shumë të mira arkëtimesh dhe uljesh 18.76 % humbje. Është një nivel rekord. Humbje teknike dhe jo teknike për shkak të rrjetit dhe ndërhyrjeve të çfarëdo lloji. Ka ndikuar lufta pakompromis e kompanisë për të mënjanuar ndërhyrjet e paligjshme në rrjet. Sot jemi në shifrat më të mira në vite”.

Por për ekspertin Admir Duleviç, problem janë borxhet e institucioneve, ndërkohë që vihet re një reflektim nga konsumatorët familjarë. Ai sugjeron marrjen e masave ekstreme si për familjarët dhe institucionet që nuk paguajnë. Sipas ekspertit, problem është edhe rrjeti i amortizuar.

“Nuk mund të themi që do ketë ndërprerje ose jo energji. Do ketë remonte apo defekte nuk i shmang dot. Ka përmirësim por është e papranueshme që të kemi rrjetin e shpërndarjes me 28 mijë km me 38 vite jetëgjatësi. Dhe një element tjetër që shkakton defektet në zonat rurale ne kemi transformator 6 mijë dhe janë rreth 11 mijë në të gjithë vendin dhe kanë 35 vite punë pa u ndërruar dhe patjetër që do të japin avari. Është e vërtetë që është ulur borxhi i OSHEE, por qytetarët kanë pamundësi për të paguar faturat. Kemi edhe institucionet ndërmarrjet e ndriçimit rrugor si spitalet ujësjellësit që nuk i paguajnë faturat. Kemi rritje 3.5% të faturave të paguara në krahasim me 2022. Familjarët kanë reflektuar kurse ndërmarrjet jo,. Duhet të ketë masa si për familjarët dhe institucionet”.

Situatë pozitive nuk shikon as eksperti Eduart Gjokutaj, sipas të cilit duhet të merren masa për shlyerjen e borxheve, pasi mospastrimi i bilanceve mban peng sektorin energjetik.

“Situatë jo pozitive, 64 mld lekë, që janë të gjithë të ardhurat e kompanisë. Kemi detyrime financiare që i kanë OSHEE ku mbizotërojnë ujësjellësit me 28.6 mld dhe 5.6 mld institucionet e tjera. Ka një total të lartë për të paguar. Kemi një situatë që lidhet me ekspozimin e buxhetit të shtetit. Të shlyhen detyrimet e OSHEE, mospastrimi i bilanceve mban peng sektorin”.

Në përgjigje të këtyre deklaratave drejtori Karakaçi theksoi se nuk mund t’ia ndërpresë energjinë ujësjellësit pasi nuk mund të lërë qytetarët pa ujë. Ai tha se ka disa skenarë për borxhet dhe zgjidhjen e tyre.

“Kemi disa skenarë për debitet dhe besoj që do kemi zgjidhje”.

Ai foli edhe për një plan të qartë investimesh në të gjithë Shqipërinë për vitin 2024 ku mbizotëron bregdeti dhe zonat malore./A2 CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0