A do të bënit tatuazh një logo në krahun tuaj për një iPhone falas? - Business Magazine Albania

A do të bënit tatuazh një logo në krahun tuaj për një iPhone falas?


Teknologjia mund t’u mundësojë njerëzve që të përmbushin disa gjëra me të vërtetë të mahnitshme. Sidomos interneti ka mundësuar një ndryshim masiv në mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe komunikojnë. Tashmë është më e lehtë të bisedoni me mjekët tuaj dhe të bëni pazaret tuaja. Por, siç e dimë të gjithë, disa njerëz përdorin internetin për të bërë gjëra të çuditshme dhe të dyshimta. Një person i quajtur Phillip Harrison bëri pikërisht këtë. Z. Harrison bëri një tatuazh me logon e T-Mobile për një iPhone falas.

Më 8 Tetor, z. Harrison postoi në Twitter për t’i bërë një kërkesë CEOs së T-Mobile John Legere. Ishte shumë e thjeshtë: më ofro një iPhone 8 falas dhe unë do të bëj logon e T-Mobile në krahun tim. Z. Legere është i njohur për aftësitë e tij në mediat sociale dhe sjelljen avangarde, kështu që sigurisht që ai pranoi. Z. Phillips e bëri tatuazhin, postoi prova dhe më 11 Tetor ai kishte iPhone 8 në dorë.

Lexoni: 5 mënyra sesi të mësosh nga CEO i T-Mobile John Legere

Ne nuk jemi këtu për të gjykuar askënd se si të jetojë jetën e tij. Por mos harroni se një tatuazh ngelet aty përgjithmonë dhe lind pyetja a ja vlen për një telefon falas? Ka shumë arsye për të bërë tatuazhe. Ndoshta ju doni të përkujtoni një ngjarje të veçantë në jetën tuaj. Ndoshta ju doni të motivoni veten me një tatuazh që ju kujton të bëni më shumë. Por, një logo T-Mobile?

Nëse T-Mobile dëshiron të markojë klientët e tij si tabelat billboards, kjo mund të jetë një teknikë interesante marketingu. Me lançimin e iPhone X, ne kemi një ndjenjë se do të ketë shumë mundësi për ta bërë këtë.

burimi: AndroidAuthority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0