5 mënyra sesi të mësosh nga CEO i T-Mobile John Legere » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 10/08/2016

5 mënyra sesi të mësosh nga CEO i T-Mobile John Legere

Share
nga Xhulia Vasili
Gus 10, 2016
Studied at Faculty of Economy, UT Content Editor Biznesi at Business Mgazine
lexo me teper >

Unë nuk jam një klient i T-Mobile, por gjithmonë kam vënë re sesa aktiv ka qenë ai në mediat sociale. Kurrë nuk kam pasur ndonjë kontakt me të deri para pak javësh, pasi po merrem me një projekt, në të cilin T-Mobile është sponsori ekskluziv. I dërgova Legere një pyetje, pa pritur shumë për të më kthyer përgjigjie. Pa kaluar sekonda ai m’u përgjigj dhe filloi një bisedë direkte. Jo të gjithë CEO-t operojnë në të njëjtën largpamësi si Legere, i cili është padyshim përgjegjës për përparimin e kompanisë.

Më poshtë janë 5 mënyra sesi të mësosh nga Legere.

1. Duhet të hani, të flini dhe të merrni frymë brand-in tuaj

Nuk e kam parë asnjëherë Legeren që të ketë veshur diçka që nuk ishte pjesë e logos së brandit të T-Mobile ose që nuk kishte ngjyrat e tij. Ai e dashuron brand-in, beson në të, ha, fle dhe merr frymë T-Mobile. Edhe pse disa nga veprimet e tij mund të jenë kontroversale ndonjëherë, dashuria e tij për brand-in është diçka që nuk mund të mohohet. T-Mobile ka dikë të pazëvendësueshëm në drejtimin e tij, përgjegjës për ta çuar kompaninë në majë. Në qoftë se  keni të njëjtën krenari për brand-in tuaj, ashtu si Legere ka për T-Mobile, ju nuk do të humbisni asnjëherë.

2. Jini në kontakt me njerëzit

Konsumatorët nuk do të kontaktojnë një CEO që është si robot dhe ata me siguri nuk do i ndiqnin ata në mediat sociale. Legere është mjaft social dhe ndiqet në Twitter nga 2.8 milionë, në Facebook nga 43,000 dhe në Instagram nga 27,000.

Ai vazhdimisht u përgjigjet ndjekësve të tij dhe nuk u druhet debateve në rrjetet sociale. Ai nuk përpiqet të fshihet pas emrit të korporatës. Konsumatorët e vlerësojnë autenticitetin dhe benifitet e T-Mobile nga mënyra sesi CEO i tij e prezanton veten.

3. Lavdërimi i përulur nuk është i keq, në qoftë se faktet e reflektojnë atë

Legere nuk ka frikë nga konkurrenca. Në një realitet ku fëmijet në ditët e sotme kanë përshtypjen se çdo njeri meriton një trofe vetëm per t’u dukur, është për t’u admiruar kur shikon dikë që është mjaft konkurrues dhe dëshiron që të fitojë.

Që kur Legere mori rolin e CEO në 2012, T-Mobile ka dyfishuar klientët në 66 milionë. Edhe pse është një arritje e mrekullueshme për të cilën ai është mjaft krenar, jam i sigurt që ai është i pakënaqur dhe do vazhdojë në të njëjtat ritme derisa T-Mobile të arrijë akoma më shumë klientë.

4. Afrojeni sa më pranë brandin tuaj me klientët për t’u lidhur me ta

Sa CEO njihni që janë të angazhuar me klientët e tyre çdo të dielë pasdite? E them me plot bindje që numri i tyre është shumë i ulët. John Legere bën diçka që e quan ‘SlowCookerSunday’, ku ai përgatit një recetë gatimi çdo të dielë, dhe më pas e shpërndan këtë recetë me anë të një video live në Facebook.

Është një koncept kaq i thjeshtë, sa dhe brilant në të njëtën kohë. Ai është në kuzhinën e tij lidhur me bazën e klientëve të T-mobile në një nivel personal. Gjeni një mënyrë të zgjuar se si ta bëni sa më humane markën tuaj dhe shikoni sesa mirë do të lidheni me klientët tuaj—në këtë mënyrë mund të tërhiqni edhe klientë të rinj.

5. Përpiquni të bëni ndryshime për klientët tuaj

T-Mobile ishte i pari ofrues i wireless-it në SHBA që heq kontratat dy vjeçare dhe që redukton tarifat globale ‘roaming’. Kjo është diçka që Legere e filloi tre vjet më parë dhe në atë kohë T-Mobile ishte i vetmi që ofronte plane celulare pa kontratë.

Duke iu ofruar diçka që ishte në dobi te klientëve të tyre, T-Mobile ishte në gjendje të mbante klientët aktualë të lumtur dhe gjithashtu të tërhiqte klientë të tjerë nga konkurrenca.

Mos kini frikë të bëni diçka ndryshe për industrinë tuaj; ndryshimet të guximshme që ofrojnë vlera, shpesh shpërblehen.

 

/Shkruar nga Jonathan Long dhe publikuar nga nga Entrepreneur.