A do ishe i gatshëm të investoje 1 000 euro në një app shqiptar? - Business Magazine Albania

A do ishe i gatshëm të investoje 1 000 euro në një app shqiptar?

a do te investoje 1000 euro ne nje app shqiptar

Dua.com është  aplikacioni që ka për qëllim të bashkojë 12 milionë shqipëtarë  në të gjithë botën në tri kategori: dashuri, ndihmë dhe biznes. 

Valon Asani, themeluesi dhe CEO i dua.com bëri një status në rrjetin social Linkedin ku i drejtohej audiencës me një pyetje ngacmuese: “A do të investonit 1,000€ te dua.com?”. Më pas, ka listuar edhe  përfitimet që do të keni nëse investoni, të cilat janë si më poshtë:

  • Do të bëheni aksioner në dua AG (CH) me dokumenta të rregullta ligjore 
  • Do të merrni informacion të brendshëm të kompanisë
  • Do të keni qasje në më shumë të dhëna, vrojtime, testime të produkteve të reja  dhe veçorive të reja të produkteve përpara kujtdo tjetër
  • Do të merrni ftesa për në mbledhjet e komunitetit-dua

Për të marrë më tepër informacion rreth këtij statusi të Valonit, ne kontaktuam dhe realizuam një intervistë të shkurtër me të.

Përshëndetje Valon! Urime për të gjithe punën që keni bërë me dua.com! Referuar edhe statusit tuaj të fundit në Linkedin ne duam t’ju bëjmë disa pyetje  për të kuptuar më tepër për zhvillimet dhe ecurinë e Dua.com.

Pse po e testoni këtë mënyrë?

Valon Asani-themelues-dua-aplikacion-interviste-business-magazine-albania

Kjo mënyrë (Crowd Financing apo Crowdfunding) mund të jetë një formë e vlefshme e marketingut e cila na ekspozon akoma më tepër në media. Gjithashtu duke e ndarë idenë, shpesh merren reagime, përshtypje dhe feedback nga komuniteti i përdoruesve dhe më gjerë. 

Pra, crowd financing/crowdfunding është një mënyrë e mirë për të testuar reagimin e publikut ndaj produktit/idesë që ofrohet – nëse njerëzit janë të prirur të investojnë, është një shenjë e mirë që produkti/ideja mund të funksionojë mirë në treg. 

Këta mini-investitorë mund të bëhen klientët më besnikë dhe reklamuesit më vokalë (brand-ambassadors të produktit apo idesë)

A është kjo një nevojë për fonde apo një strategji që ju keni menduar?

Kjo është një strategji për ta lidhur komunitetin tonë me platformen dua.com. Ne duam që t’i japim komunitetit tonë një mundësi që të bëhen pjesë e kompanisë dua AG dhe të identifikohen me të. 

Lexoni: Lançohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën

Ne, tani për tani, nuk kemi nevojë për fonde, pasi kemi investime nga investitorët tradicionalë dhe kemi bilanc financiar të qëndrueshëm.

Si po ecën Dua.com në muajt pas lançmit?

Tashmë janë bëre gati 2 muaj pas lançimit dhe kemi arritur që aplikacioni dua.com të shkarkohet mbi 206.000 herë nga Apple App Store dhe Google Play Store.

Kemi rreth 15.000-25.000 përdorues çdo ditë në aplikacion, të cilët e përdorin aplikacionin rreth 1.5 milion herë në ditë. Aktualisht, kemi përdorues nga 134 shtete të botës. Rreth 30% e përdoruesve janë shqiptarë nga diaspora, ku prijnë shtete si Gjermania, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe SHBA.

Duke e parë këtë zhvillim pozitiv në numra, gjykojmë se përdoruesit janë duke gjetur një vlerë të veçantë në aplikacionin dua dhe se jemi duke ofruar diçka që nuk mund ta gjejnë në asnjë aplikacion tjetër, që të lidhen me shqiptarë anë e mbanë botës.

Cila është arritja/milestone që doni të keni në fund të vitit të parë?

Në fund të vitit 2020 ne aspirojmë që të arrijmë  800.000 shkarkime të aplikacinit, dhe mbi 100.000 përdorues aktivë çdo ditë (daily active users).

Një vit pas lançimit (22.06.2021) dëshirojmë të arrijmë rreth 1.35 milion shkarkime dhe 225.000 përdorues aktivë çdo ditë. Gjithashtu, do te ketë përdorues Premium që paguajnë për të patur pa limit shërbimet tona.

Cili është shqetësimi më i madh që keni hasur gjatë kësaj kohe?

Për shkak të kufizimeve të imponuara nga menaxhimi i virusit Covid-19, diaspora shqiptare nuk ka qenë në gjendje të vizitojë vendet e origjinës – Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka dëmtuar të gjithë rajonin, sikundër edhe ne në dua.

Shpresojmë shumë që viti 2021 të mos ketë kufizime dhe diaspora të rikthehet në vendlindje më tepër se më parë.

Lexoni: Top 5 Startup-et për të cilat BusinessMag ka shkruar më shumë!

Faleminderit për intevistën Valon!

Faleminderit edhe juve! Ju dëshiroj suksese dhe më të mirat!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0