"A-B-C" - Metoda që do t'ju ndihmojë të krijoni një rutinë pune! - Business Magazine Albania

“A-B-C” – Metoda që do t’ju ndihmojë të krijoni një rutinë pune!

"A-B-C" - Metoda që do t'ju ndihmojë të krijoni një rutinë pune!

Kur një plan ndërpritet nga një angazhim i papritur, ka dy mundësi: braktisni plotësisht planin ose përshtatuni dhe shfrytëzoni sa më shumë kohën në dispozicion. Zgjedhja e kësaj të fundit mund të mos përputhet me planin origjinal, por gjithsesi ju lejon të punoni drejt realizimit të planit. Ajo që ka më shumë rëndësi nuk është ndjekja e një rutine të përsosur, por të jeni konstant dhe të bëni diçka në vend të asgjëje. “Optimalja” nuk ka të bëjë gjithmonë me perfeksionizmin, por me këmbënguljen.

Problemi me rutinat

Rutinat shpesh janë kritike për suksesin. Ndarja e një qëllimi në aktivitete të përditshme dhe më pas kryerja e vazhdueshme e këtyre aktiviteteve, ditë për ditë? Kështu i arrijnë njerëzit e suksesshëm qëllimet e mëdha. Rutinat janë të shkëlqyera – derisa diçka e prish atë rutinë. Sa më shumë të ndiqni rutinën në mënyrë rigoroze, aq më shumë ka mundësi që një hallkë e vetme e thyer të prishë të gjithë zinxhirin. Planifikoni të hani shëndetshëm, por i dorëzoheni tundimit dhe hëngrët ëmbëlsirë për drekë? Me shumë mundësi, do të vazhdoni të hani keq edhe në darkë. Planifikoni të bëni pesë telefonata midis orës 9 dhe 9:30 të mëngjesit, por pastaj nuk mund të filloni në kohë? Ka shumë mundësi që të mos bëni asnjë. Planifikoni të kaloni kohën e lirë sonte duke punuar në prezantimin tuaj, por vënia e fëmijëve në gjumë zgjati 15 minuta më shumë nga sa mendonit? Në të shumtën e rasteve, nuk punoni aspak, por e lini për nesër.

Lexo edhe:FlyMeOut siguron 1 milion dollarë investim për platformën luksoze të udhëtimeve

Metoda A-B-C

Kjo është arsyeja pse autori i librit “The 5 Types of Wealth”, Sahil Bloom, rekomandon metodën A-B-C ndaj rutinave. Bloom mendon se çdo rutinë duhet të ketë një nivel A, B dhe C:

A: Rutina ideale, ku gjithçka shkon në mënyrë perfekte sipas planit
B: Rutina bazë, një që mund ta realizoni në një ditë mesatare
C: Rutina e thjeshtë, kur diçka e paparashikuar ju pengon punën

Mbase do ta realizoni rutinën A vetëm 20 % të kohës. Mbase do ta kryeni rutinën B 70 % të kohës dhe mbase do të detyroheni të kënaqeni me rutinën C në 10 % të kohës.A ju duket kjo si dështim? Nuk duhet të jetë kështu – të bësh diçka çdo ditë është më mirë sesa të mos bësh asgjë. Të bësh disa gjëra çdo ditë është më mirë sesa të bësh gjithçka vetëm një ditë nga pesë. Kur ndodh diçka që prish rutinën tuaj të mëngjesit – kur ndodh diçka që prish çdo rutinë – përqendrohuni në qëllimin që rutina është projektuar për të arritur një qëllim. Dhe pastaj thjesht arrijeni atë qëllim, këtë herë, në një mënyrë të ndryshme. Çdo element në një rutinë është i drejtuar nga qëllimi, dhe ka një sërë mënyrash të ndryshme për të arritur një qëllim. Ka një sërë mënyrash për të kontaktuar punonjësit, për të marrë mendime dhe vlerësime nga klientët, për ta filluar ditën mirë. Ka një sërë mënyrash të ndryshme për të bërë pothuajse çdo gjë. Çelësi i suksesit është të bësh vazhdimisht gjëra, që të afrojnë më shumë me qëllimin tënd. Të bësh dy nga pesë gjërat që ke planifikuar? Kjo është gjithmonë më mirë sesa të mos bësh asgjë.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0