PayPal pranon tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin dhe kriptomonedhave - Business Magazine Albania

PayPal pranon tregtimin e monedhës virtuale Bitcoin dhe kriptomonedhave

PayPal ka hyrë në tregun e kriptovalutave, duke njoftuar se klientët e tij do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin Bitcoin dhe monedha të tjera virtuale duke përdorur llogaritë e tyre PayPal. Konsumatorët e PayPal mund të përdorin kriptomonedhat për të blerë nga 26 milion shitës që pranojnë PayPal, duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm tha kompania.

“Jemi duke punuar me bankat qendrore dhe të gjitha format e monedhave dixhitale dhe sesi PayPal mund të luajë një rol në adoptimin e tyre,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Dan Schulman. Aktualisht mundësia për të blerë, shitur dhe mbajtur kripmonedha në portofolët e PayPal do të ofrohet vetëm për përdoruesit në SHBA. Në gjysmën e parë të 2021 më shumë vende do ti bashkohen kësaj liste. Edhe kompani të tjera fintech dhe pagesave dixhitale kanë filluar të lejojnë përdoruesit të blejnë dhe shesin kriptomonedha si Square apo Robinhood. Por shtrirja e PayPal nuk krahasohet me platformat në fjalë duke qenë se numëron 346 milionë llogari aktive në mbarë botën dhe xhiro prej 222 miliardë dollarë.

LEXO: Banka Qendore e Maqedonisë së Veriut i thotë po PayPal-it

Kriptomonedhat kanë vlerë që luhatet dhe për këtë arsye kanë qenë më tërheqëse për spekulatorë dhe më pak për tregtarët dhe dyqanet. Transaksionet kanë qenë më të ngadalta dhe më të kushtueshme sesa sistemeve të tjera. Çmimet e Bitcoin u rritën së bashku me lajmet, duke thyer tregun prej 12,000 $ (9,170 £). Cryptocurrency e tjera që do të shtohen së pari do të jenë Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash (një spin-off nga Bitcoin). Të gjithë mund të ruhen direkt brenda portofolit digjital PayPal.

Shumë banka qendrore në mbarë botën kanë shprehur qëllimet e tyre për të ndërtuar versione dixhitale të kriptomonedhave në vitet në vijim. PayPal tha se po synonte “të rrisë kuptimin e konsumatorit dhe adoptimin e kriptovalutës”. “Si pjesë e kësaj oferte, PayPal do t’u sigurojë mbajtësve të llogarive me përmbajtje edukative për t’i ndihmuar ata të kuptojnë ekosistemin e kriptomonedhës”, tha kompania.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0