Dyshohet se ka shpërndarë informacione private të miliona të miturve, BE-ja heton Instagramin - Business Magazine Albania

Dyshohet se ka shpërndarë informacione private të miliona të miturve, BE-ja heton Instagramin

Instagrami po hetohet nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC) lidhur me trajtimin e të dhënave personale të fëmijëve në platformë. Pronari i aplikacionit të Instagramit, Facebooku mund të përballet me një gjobë të madhe nëse zbulohet se Instagrami ka thyer ligjet e privatësisë. Dyshohet se rreth 5 milionë adresa emaili dhe numra telefoni që u përkasin fëmijëve mund të jenë zbuluar nga Instagrami. Kjo, në një përpjekje për të marrë një pasqyrë më të thellë se si po funksionojnë postimet e tyre.  Alex Meron-McCann, i firmës së sigurisë kibernetike McAfee, ka paralajmëruar se kjo mund të ketë pasoja të tmerrshme për adoleshentët. “Meqenëse këto detaje janë publike në llogaritë e biznesit, fëmijët që përdorin Instagram në këtë mënyrë mund të kontaktohen nga çdokush,“- ka thënë ai. Sipas shkencëtarit të pavarur të të dhënave, David Stier, miliona adoleshentë po konvertojnë profilet e tyre në llogari biznesi.

Hetimet nisën pas një sërë ankesash kur Instagrami bëri që informacioni i kontaktit në llogaritë e biznesit të ishte publikisht i dukshëm për këdo që hyn në aplikacion. Një numër i gjigandëve të teknologjisë amerikane e kanë selinë e tyre evropiane në Irlandë dhe DPC është rregullatori kryesor i Bashkimit Evropian, nën Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së (GDPR), e cila hyri në fuqi në 2018.

LEXO: Instagram do të fshehë komentet negative

DPC është përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtës së individëve për privatësi në internet dhe ka fuqinë të vërë gjoba të mëdha. Rregullatori Irlandez po heton nëse Facebook ka një bazë ligjore për përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve dhe nëse përdor mbrojtje dhe kufizime adekuate në Instagram për fëmijët. Veçmas, po heton gjithashtu nëse Facebook ka respektuar kërkesat e GDPR-së në lidhje me profilin e Instagramit dhe cilësimet e llogarisë. Po hetohet nëse Facebooku po mbron në mënyrë adekuate të drejtat e mbrojtjes së të dhënave të fëmijëve si persona vulnerabël.

Mosha minimale për të pasur një llogari në Instagram është 13 vjeç. “Instagrami është një platformë e mediave sociale e cila përdoret gjerësisht nga fëmijët në Irlandë dhe në të gjithë Evropën. DPC ka monitoruar në mënyrë aktive ankesat e marra nga individë në këtë fushë dhe ka identifikuar shqetësime të mundshme në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të fëmijëve në Instagram, të cilat kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm.”- tha Graham Doyle, një nënkomisar i DPC-së.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0