Takim miqësor me komunitetin e Inovacionit & Sipërmarrjes - Business Magazine Albania

Takim miqësor me komunitetin e Inovacionit & Sipërmarrjes

Të mërkurën më datë 14 tetor në ambjentet e NMES Social Bar u zhvillua një takim miqësor me komunitetin e Inovacionit dhe Sipërmarrjes, organizuar nga Business Magazine Albania.

Ky takim pati si qëllim njohjen e sipërmarrësve me njëri-tjetrin, ndarjen e ideve dhe projekteve aktuale dhe ato të ardhshme, duke diskutuar rreth produkteve apo shërbimeve të tyre për përmirësimin e tyre edhe për mundësi bashkëpunimi.

Gjatë takimit u prezantua dhe programi Elevator LAB nga Raiffeisen Bank Shqipëri dhe Kosovë, për të gjithë ata që kanë një ide ose startup inovator në sektorin bankar dhe finetech. Për të treguar vlerat dhe përfitimet që ka ky program, Genti Zotaj dhe Arben Malasi (të dy fitues të Elevator LAB) prezantuan produktet e tyre, të cilat tashmë janë shëndrruar nga ide në produkte që premtojnë. Genti u prezantua me AILend dhe Arbeni me OpenPay.

Njerëzit që ndajnë të njëjtat mendësi, vizione dhe janë të hapur ndaj përmirësimeve të vazhdueshme dhe rrjetëzimeve me shumë vlerë, zhvillojnë biseda ndryshe, biseda entuziaste dhe shumë largpamëse. Përveç të tjerash kjo ishte ajo që binte më shumë në sy, kur afroheshe t’i dëgjoje. Ky grup mirëpret njerëz të rinj, njerëz që duan të japin shumë  vlerë nga vetja dhe e shohin sipërmarrjen si një mënyrë jetese.

Duke parë se takime të tilla janë të nevojshme dhe të rëndësishme për aktorët e komunitetit, ne synojmë që t’i organizojmë më shpesh për të qënë më në kontakt me njëri-tjetrin dhe për të nxitur projekte që do kenë vlerë jo vetëm për komunitetin por për të gjithë.

Aspironi të bëheni sipërmarrës? Keni një ide inovatore? Jeni profesionistë të shërbimeve financiare, jeni duke ndërtuar një startup të sukesshëm finetech në Shqipëri dhe keni nevojë për partnerë bankarë që t’ju mbështësin?

Nëse po, mos prit asnjë sekondë por APLIKO TANI dhe bëhu pjesë  e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” për ta çuar sipërmarrjen tuaj në një nivel tjetër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0