Pas lançimit të iPhone 12, Apple ngadalëson modelet e vjetra

Pas lançimit të iPhone 12, Apple ngadalëson modelet e vjetra

iPhone 12

Pas prezantimit të modeleve të reja të iPhone nga kompania Apple, shumë përdorues të modeleve më të vjetra, janë ankuar se telefonat e tyre të mençur janë ngadalësuar.

Ngadalësimi ka ndodhur që nga eventi i së martës, ku u prezantuan modelet e reja iPhone 12, iPhone 12 Mini, iPhone 12 Pro dhe iPhone Pro Max. Përdoruesit e iPhone-ve e janë ndarë në dy pjesë. Ata që më zor po presin të marrin modelet e reja në dorë dhe ata që kanë filluar të ankohen për problemin që u sjell Apple sa herë që sjell versione te reja të iPhone-ve.

iPhone 12

Shumë komente dhe fotografi komike kanë vërshuar  në rrjetet sociale, por fatmirësisht ka një shpjegim edhe për ngadalësimin që po përjetojnë versionet e viteve të kaluara, shkruan The Sun.

iPhone 12

Me lançimin e iPhone 12, Apple po ashtu ka bërë të ditur se duhet një azhurnim i ri i iOS. Kjo do të thotë që shumë prej sistemeve në iPhone-in tuaj të tanishëm do të ndryshojnë, duke e rënduar procesorin vetëm për një kohë.

Lexoni: iPhone 12 do të shiten pa kufje dhe karikues në kuti

Studiuesi Adrian Kingsley-Hughes, shpjegoi se “Instalimi i një iOS të ri në një iPhone shkakton shumë gjëra që vazhdojnë në prapavijë, nga indeksimi, te ri kalibrimi i baterisë dhe kjo mund të vazhdojë me orë ose edhe ditë të tëra”.

iPhone 12

Ai tha se gjithë ky proces harxhon energji dhe krijon përshtypjen se keni probleme me baterinë tuaj, megjithatë ai shtoi se duhet të mendoni për faktorin tjetër pozitiv. Pas një versioni të ri iPhone, gjithmonë vjen diçka e mirë edhe për telefonat tuaj të vjetër. Shumë nga aplikacionet përditësohen me karakteristika të reja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0