Rasti Boeing, BE fiton të drejtën e vendosjes së taksave deri në 4 miliardë dollarë ndaj mallrave amerikane - Business Magazine Albania

Rasti Boeing, BE fiton të drejtën e vendosjes së taksave deri në 4 miliardë dollarë ndaj mallrave amerikane

Bashkimi Evropian fitoi zyrtarisht të drejtën për të vendosur taksa në rreth 4 miliardë dollarë të vlerës së mallrave amerikane. Vendimi i Organizatës Botërore të Tregtisë rrezikon t’i shtojë tensionet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës vetëm tri javë para zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ndonëse mund të ofrojë ndihmë për zgjidhjen ligjore të një mosmarrëveshjeje 16-vjeçare.

Të dyja palët kanë treguar se janë të interesuara në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi  prodhuesit e aeroplanëve. Boeing dhe Airbus ndërsa akuzojnë njëra- tjetrën se nuk kanë refuzuar bisedat serioze. Vendimi i vonuar nga pandemia COVID-19, pason një vendim të OBT-së, vitin e kaluar që lejon Uashingtonin të vendosë tarifa për 7.5 miliardë dollarë në mallrat e BE-së në lidhje me përkrahjen shtetërore për prodhuesin Airbus, i cili ka fabrika në Britani, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

LEXO: SHBA shton tarifat për prodhimet europiane, pas mosmarrëveshjes Airbus-Boeing

Të kombinuara, të dy rastet përfaqësojnë mosmarrëveshjen më të madhe në botë për tregtinë e korporatave. Nën qeverisjen e Trump, SHBA ka bërë thirrje për ndryshime gjithëpërfshirëse në OBT me bazë në Gjenevë. Ajo vlerëson se subvencionet e BE për Airbus shkaktojnë rreth 11 miliardë dollarë dëm ekonomik në SHBA çdo vit. Organizata Botërore e Tregtisë afirmon se subvencionet e BE-së shkelin rregullat e tregtisë ndërkombëtare. Komisioni Evropian ka thënë se do të preferonte një zgjidhje të negociuar, por  në rast të kundër do të vendoste tarifa.

Yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0