Teknologjia e re e pagesave nga Amazon mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e të bërit pazar - Business Magazine Albania

Teknologjia e re e pagesave nga Amazon mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën e të bërit pazar

Teknologjia e re Amazon, e prezantuar në dy dyqane Amazon Go këtë javë, i lejon blerësit të paguajnë duke vendosur dorën mbi një skaner. Sistemi, i quajtur Amazon One , mund të paralajmërojë një mënyrë të re për tu identifikuar dhe për të paguar për gjëra, që mund të ndryshojnë mënyrën e blerjeve, hyrjen në koncerte, përdorimin e transportit publik dhe shumë gjëra të tjera.

Ndoshta keni përdorur një skaner për gjurmët e gishtërinjve ose njohjen e fytyrës për shkyçje të menjëhershme të telefonit. Ju tashmë e dini që zëri juaj dhe retinat tuaja mund të përdoren për t’ju identifikuar pozitivisht dhe për t’ju dhënë akses në pajisjet tuaja të ndryshme, dhe ndoshta për të siguruar qeveritë ose godinat e bizneseve. Teknologjia e re e Amazon e quajtur Amazon One e çon biometrikën një hap më tej duke lejuar blerësit të paguajnë për blerjet me një skanim të thjeshtë të pëllëmbës.

Për të shmangur shqetësimet e privatësisë, kompania thotë se i kripton të dhënat biometrike para se t’i ruajë ato në cloud, dhe se të ato do të fshihen me kërkesën e klientit. Një ekzekutiv i Amazon i tha GeekWire se kompania kishte zgjedhur qëllimisht pëllëmbën e përdoruesve si një identifikues biometrik sepse njerëzit nuk mund tw identifikohen nga pëllëmbët e tyre ashtu siç mund të identifikohen nga fytyrat e tyre. (Amazon është përballur me polemika rreth teknologjisë se skanimit të fytyrës për qëllime ligjzbatuese dhe e ka pezulluar përdorimin e tillë për një vit.) Një përfitim tjetër është që përdoruesi duhet të zgjedhë të vendosë dorën e tij mbi skanerin, që do të thotë që përdoruesit nuk mund të skanohen pa dijeninë ose pëlqimin e tyre.

Blerje në 15 sekonda?

Todd Bishop i GeekWire provoi Amazon One në dyqanet Amazon Go të Seattle dhe zbuloi se përvoja e tij e blerjeve ishte tepër e shpejtë. Siç premtoi kompania, u desh më pak se një minutë për të vendosur skanimin e pëllëmbës së tij në një kioskë të vogël, duke e lidhur atë me kartën e tij të kreditit dhe numrin e telefonit. Dyqanet Amazon Go nuk kanë regjistra parash, kështu që nuk ka vend për të pritur në radhë. Pa patur nevojë për të nxjerrë telefonin (kjo është mënyra se si blerësit tradicionalisht fitojnë qasje në dyqanet Amazon Go dhe pastaj paguajnë për blerjet e tyre), nuk kishte asgjë për të ngadalësuar atë; e gjitha çfarë duhej të bënte ishte të vinte dorën mbi një skaner për të paguar pijen e tij. “E gjithë proceduara zgjati  më pak se një minutë,” shkruan ai.

LEXO: Amazon në shënjestër të BE, akuzohet për konkurrencë të pandershme

Të paguash me pëllëmbën tuaj mund të mos duket si një punë kaq e madhe, por është e lehtë të shohësh potencialin e ardhshëm të kësaj teknologjie, të cilën Amazon tashmë po u ofron kompanive të tjera. Imagjinoni lehtësinë, duke përdorur pëllëmbën tuaj për të hipur në një aeroplan, për të hyrë në një mbrëmje, për të paguar ushqimet ose për tu identifikuar në vendin tuaj të punës.

Amazon Go është vetë një dyqan provë-i-konceptit – sapo të skanoni veten, merrni gjithçka që dëshironi dhe dilni jashtë dhe sistemi ju tarifon automatikisht. Amazon gjithashtu e ka ofruar kwtë teknologji për kompani të tjera. Përdorimi i përhapur i teknologjisë Amazon Go do të jetë sfidues, megjithëse përbehet nga një numër i madh kamerash dhe sensorësh që mbikëqyrin çdo blerës dhe çdo send ndërsa zhvendoset nga rafti ose vendoset përsëri atje. Amazon One, i cili kërkon vetëm një pajisje skanimi, do të ishte shumë më e lehtë për t’u vendosur. Kjo do të thotë që ju mund ta gjeni veten duke paguar për gjërat me pëllëmbën tuaj më shpejt sesa mund të mendoni.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0