Shuhet Kenzo, koronavirusi i merr jetën edhe stilistit të njohur - Business Magazine Albania

Shuhet Kenzo, koronavirusi i merr jetën edhe stilistit të njohur

Stilisti 81-vjeçar jetonte në Paris prej vitesh, dhe ishte shtruar në spitalin e Neully-sur-Seine. Shtëpia e modës me emrin e tij sapo ka përfunduar sfilatat e koleksionit të ri vjeshtë/dimër, të cilat për herë të parë japonezi nuk pati mundësi t’i shohë me sytë e tij, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga virusi pandemik.

Kenzo shihej si një nga pionierët  e modës ndërkombëtare. Stilisti braktisi studimet për letërsi në vitet ’50 për t’i kushtuar vëmendje modës, që nuk do të braktiste më. Regjistrohet në një akademi mode, Bunka Fashion College, si japonezi i parë mashkull në historinë e saj. Transferohet në Paris në vitin 1964, dhe në vitin 1970 hap dyqanin e tij të parë, të cilit do t’i pasojnë shumë të tjerë në botë. Në 1988 vjen edhe epoka e parfumeve, që do të kulmojë në vitin 2000 me daljen e “Flower”, padyshim më i shituri dhe i njohuri i tij.

Shtëpia e modës Kenzo prej disa vitesh i përket gjigantit francez LVMH, por themeluesi i tij ishte gjithmonë i pranishëm në vendimmarrje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0