Data 25 shtator është afati i fundit për korrigjimin e të dhënave për të gjithë përfituesit e pagës së luftës, që ende se kanë marrë atë për shkak të gabimeve në formularë.
Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se këta punonjës kanë gabime në të dhënat e llogarive bankare dhe për këtë shkak pagat nuk kanë kaluar. Për të lehtësuar procedurën Tatimet kanë vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi, nga tatimpaguesi dhe nga vetë individi. Për plotësimin e të dhënave nga vetë individi, klikoni këtu.
Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26 mijë ose 40 mijë lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.
Nga verifikimet e kryera pёr paketёn e parё dhe të dytë financiare, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 nga paketa e dytë ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit e tё dhёnave bankare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.