Google Maps së shpejti do të përfshijë informacion mbi përhapjen e COVID-19 në shtete, qarqe dhe disa qytete. Kalimi në shtresën “COVID” në aplikacion do të tregojë numrin mesatar të shtatë ditëve të rasteve të konfirmuara në secilën zonë për 100,000 njerëz. Zonat e hartës do të kodohen me ngjyra dhe një etiketë, që tregon nëse rastet po rriten ose ulen. Karakteristika do të jetë e aksesueshme në Android dhe iOS këtë javë.
Shtresa është krijuar për të ndihmuar njerëzit “të marrin vendime se ku të shkojnë dhe çfarë të bëjnë”, shkroi Sujoy Banerjee, një menaxher i projektit Google Maps, në një postim në blog.
Ekspertët e shëndetit publik dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që njerëzit të informohen mbi përhapjen e COVID-19 në zonën e tyre, për të kuptuar rrezikun e aktiviteteve të caktuara.
Shkalla e transmetimit në komunitetet lokale është e rëndësishme që prindërit të marrin në konsideratë kur vendosin nëse duhet t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe që familjet të monitorojnë paraprakisht çdo plan pushimi.
Kjo hartë e re merr informacione nga Universiteti Johns Hopkins, New York Times dhe Wikipedia të cilët të dhënat i marrin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, autoritetet shtetërore dhe spitalet.
Kjo është një nga shumë karakteristikat e lidhura me pandeminë, të prezantuara në Google Maps gjatë muajve të fundit.
Ky opsion i ri vjen ndërsa numri i të infektuarve mee COVID-19 në Shtetet e Bashkuara ka filluar të rritet përsëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto