Hulumtuesit pranë Departamentit të Energjisë SLAC në Shtetet e Bashkuara testuan me sukses një kamër dixhitale e cila mund të realizojë foto gjigante 3,200-megapiksel.
Imazhet u prodhuan nga 189 sensorë individualë të vendosur së bashku mbi një plan dhe secili prej tyre kap imazhe 16-megapiksel. Kamera teleskop, pasi të jetë përfunduar, do të shkojë në Observatorin Rubin në Kili, ku edhe do të realizojë foto panoramike të qiellit për një dekadë. Të dhënat do të regjistrohen në Studimin e Trashëgimisë së Hapësirës dhe Kohës të Observatorit Rubin-një katalog me fotografi të më shumë galaktikave sesa ka njerëz në Tokë. Përbërë nga tre lente, kjo mendohet se është kamera më e madhe në botë me diametër 1.57-metër në lenten e parë, 1.2 metër në lenten e dytë dhe 72 centimetër në lenten e tretë.
LEXO: Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara
Kamera ka kushtuar 168 milionë dollarë dhe është pranë finalizimit. Ajo do të grumbullojë fotot e 20 miliardë galaktikave dhe do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sesi kanë evoluar gjatë kohë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.