Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët hoqën dorë nga detyrat mbretërore në fillim të këtij viti për një jetë të re në Amerikë, kanë siguruar një marrëveshje shumë milionëshe me Netflix për të shfaqur projektet e tyre. Por pas kësaj marrëveshje disa njerëz kanw shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj Netflix. Së fundmi siç raportojnë mediat e huaja, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet në lidhje me vendimin e fundit të Netflix, pasi nuk duan që Meghan Markle dhe Princit Harry të shfaqen në Netflix.
LEXO: Netflix hap katalogun e saj falas, pa u regjistruar ose pa patur një abonim: ja si funksionon
Njëri nga fansat ka shkruar: ‘’Do ta anulojë abonimin tim në Netflix, jo vetëm që nuk do të interesohem për asgjë që ata kanë për të thënë, por unë do ta ndjekë më Netflix!’’ Një tjetër shkruan: ‘’Nëse Netflix dëshiron t’i hedhë paratë e tyre, atëherë kjo është zgjedhja e tyre. Megjithatë ne gjithashtu kemi zgjedhjen tonë për të tërhequr abonimin tonë në Netflix. Ekzistojnë mediume të tjera atje për t’u përdorur, përveç Netflix. Le të anulojmë abonimin.’’
Një tjetër shkruajti: ‘’Faleminderit Zotit që nuk jam regjistruar kurrë në NETFLIX … do të thotë që nuk kam pse të anuloj tim në funksion të kësaj të ashtuquajtur mega marrëveshje me të ” zgjuarën “dhe irrituesen Megan’’. Projekti tashmë në zhvillim përfshin një seri dokumentarësh dhe një seri filmash të animuar për gratë frymëzuese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.