Rreziku që një fëmijë të infektohet me koronavirus në shkollë është jashtëzakonisht i ulët krahasuar me rrezikun e infektimit në shtëpi, ka thënë “Shëndeti Publik” në Angli. Sipas “Daily Mail”, edhe mësuesit nuk janë në rrezik.
Studimi i qeverisë vëzhgoi fëmijët nga 131 shkolla fillore dhe parashkollorë në Angli, në qershor dhe në fillim të korrikut. Nga 12,026 të rritur dhe fëmijë, vetëm tre rezultuan pozitivë për Covid-19. Dy ishin pjesë e stafit dhe një ishte fëmijë. Pothuajse çdo fëmijë në studim ishte nën 11 vjeç, kështu që ai nuk vlen për shkollat e mesme.
Dr. Shamez Ladhani, një konsulent epidemiolog, tha: “Ky është studimi më i madh i këtij lloji në vend dhe sugjeron që ndjekja e shkollës nuk sjell ndonjë rrezik shtesë as për stafin dhe as për studentët. Megjithëse këto rezultate janë paraprake, ato duhet të jenë shumë qetësuese për prindërit që janë të shqetësuar për kthimin e fëmijëve në shkollë.
LEXO: ISHP/Shkollat nuk do mbyllen edhe nëse do ketë raste me Covid 19
Sipas hulumtimeve të mëparshme, infeksioni brenda mjediseve arsimore është jashtëzakonisht i ulët, dhe ndërsa duket se fëmijët prekin Covid-19, shumica dërrmuese përjetojnë simptoma të lehta ose asnjë simptomë, dhe nuk ka gjasa ta kalojnë atë”.
Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se fëmijët nën 10 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga gripi sesa nga koronavirusi. Fëmija që testoi pozitiv ndaj koronavirusit, e kishte marrë atë nga babai, i cili kishte rezultuar pozitiv vetëm 4 javë më parë. Ndërsa për 2 të rriturit ende nuk dihet se si janë infektuar. Testimi i antitrupave është një mjet i dobishëm për të kuptuar saktësisht se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë me koronavirus.
Sidoqoftë, ai nuk është plotësisht i besueshëm. Jo të gjithë ata që infektohen zhvillojnë antitrupa, të cilat edhe mund të zhduken pas disa javësh, që do të thotë se rezultati i tyre do të ishte negativ. Në fakt, studimi gjeti më shumë antitrupa tek stafi i shkollës, që tregon se siguria në shkollë është më e madhe në krahasim me atë në shtëpi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.