Afati për pagën e luftës shtyhet deri në 25 shtator

Afati për pagën e luftës shtyhet deri në 25 shtator

pagën e luftës

Qeveria ka shtyrë deri më 25 shtator afatin për përfitimin e pagesën e luftës, sipas dy paketave të miratuara në mars dhe prill 2020.

Individët, të cilët nuk e kanë marrë pagën e luftës për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarive bankare, do të kenë afat deri më 25 Shtator për të bërë korrigjimin e tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka shtyrë sërish afatin, i cili ishte përcaktuar deri më 31 Gusht, për t’ju dhënë mundësi 2324 indivdëve që të përfitojnë bonusin e vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Lexoni: 10 arsye pse pushimet e shtatorit janë fantastike

Tatimet, në faqen zyrtare të internetit, kanë vendosur në dispozicion formularin që duhet plotësuar nga individët ku kërkohet numri personal i identifikimit, emër, mbiemër, emri i bankës dhe ibani i llogarisë bankare.

Sipas listës së tatimeve, bëhet fjalë për 1802 punonjës të cilët nuk kanë korrigjuar të dhënat e llogarive bankare, dhe 522 punonjës që rezultojnë përfitues të paketës nr.1 por që kanë llogari me probleme.

Listën e personave të cilët duhet të korrigjojnë të dhënat e gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0