Linjat urbane rinisin shpërndarjen e aboneve

Linjat urbane rinisin shpërndarjen e aboneve

Linjat urbane

Pas dy muajsh lëvizjeje me kufizime për shkak të pandemisë, linjat urbane në Tiranë kanë nisur të shpërndajnë sërish abonetë për qytetarët.

Duke nisur nga data 1 Shator, qytetarët e Tiranës mund të pajisen me abone njësoj si para situatës së pandemisë. Abonetë e urbanëve mund të gjenden në kioska, por ato shpërndahen edhe nga faturinot në autobusë.

Edhe pse me numër të kufizuar pasagjerësh, shërbimi urban në Tiranë ka rinisur që prej muajit qershor, por masat e përcaktuara nga protokolli shëndetësor kundër Covid-19, jo gjithmonë respektohen.

Në muajt korrik dhe gusht nuk ka pasur shpërndarje të aboneve për shkak se numri i qytetarëve që udhëtonin në urbanë ishte i ulët. Për shkak të rrezikut për përhapjen e infeksionit, transporti urban ishte një nga aktivitetet e shumta që u mbyllën, që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0