Kura për COVID-19 mund të jetë “nën hundën” tonë - Business Magazine Albania

Kura për COVID-19 mund të jetë “nën hundën” tonë

Askush nuk dëshiron që të izolohemi sërish. Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Pedro Sanchez kanë përjashtuar mundësinë e izolimit pavarësisht rasteve në rritje. Arsyet e tyre janë të qarta: Një bllokim i dytë do të pengonte ekonominë dhe do ta përçante shoqërinë, dhe do të ishte gjithashtu një miratim nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik se kanë humbur luftën kundër Covid-19.

Strategjia më pak drakoniane e kombinimit të masave parandaluese, ndërsa presim zhvillimin e një vaksinë, është rruga e duhur. Por ka gjithashtu edhe disa limite këtu. Urdhrat mbi përdorimin e maskave po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe më të ndërlikuara. Udhëtimet ndërkombëtarë, të cilat nuk janë provuar gjithmonë si efektive ose të lehta për tu zbatuar, po rifillojnë përsëri.

Dhe ndërsa testimi dhe gjurmimi janë thelbësor për identifikimin e rasteve të reja, ka ende mangësi që duhen përmirësuar. Spanja i ka bërë thirrje ushtrisë për të ndihmuar në situatën e krijuar nga Covid-19.

Rregullat do të bëhen më të vështira për tu zbatuar me kalimin e kohës. Historiani Frank Snowden, ka treguar që qytetarët që kanë përjetuar gripin spanjoll të viteve 1918-19 deri te banorët e Napolit të shekullit të 19-të, kanë protestuar kundër rregullave të anti-kolerës.

Masat e reja duhet të jenë  në kuadrin e efektivitetit të masave. Ndërsa po punohet për gjetjen e një vaksine, gjetja e një trajtimi për virusin do të ishte ndryshimi i lojës. Ka të ngjarë të jetë më e lirë dhe më e shpejtë për tu prodhuar sesa një vaksinë. Fatkeqësisht 7 muaj që po jetojmë me këtë pandemi duhet të themi se ka pasur shumë pak përparime.

Ne mund të trajtojmë rastet serioze por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Një artikull i publikuar në  muajin e kaluar nga komiteti shkencor i qeverisë franceze citoi dexamethasone — si ilaç anti-inflamator me një kosto të ulët –i cili rezultoi efikas në përmirësimin e pacientëve që kishin vështirësi në frymëmarrje së bashku me ilaçin e artritit tocilizumab.

Ky nuk është një virus i zakonshëm. Gjetja e një trajtimi kërkon burime. Instituti Milken po studion aktualisht 316 trajtime krahas 203 vaksinave. Studimet klinike të nxituara, të destinuara për të dhënë rezultate më të shpejta, kanë sjellë vetëm konfuzion te njerëzit. Përdorimi i ilaçeve të anti-malaries si hidroksiklorure ose terapitë e HIV përfshirë lopinavir nuk kanë rezultuar efikase. Spitalet janë në mëshirën e virusit. Një rritje e të infektuarve me simptoma të buta ka ulur nivelin e vdekshmërisë në 3.5%. Julien Carvelli, një mjek i kujdesit intensiv në Spitalin La Timone në Marsejë, deklaroi se shqetësimi i tij është shtrimi i të infektuarve me  Covid-19 ndërsa dimri po afrohet.

Ka mënyra të ndryshme se si mund të përmirësojmë kërkimet për një trajtime të ndryshme siç janë  provat klinike adaptive . Çmimi për zhvillimin e ilaçeve Covid-19 mund të arrijë në 200 milion dollarë për trajtim (një pjesë e 1 miliard dollarëve që mund të kushtojë për të prodhuar një vaksinë të vetme). Pavarësisht gjetjes së një kure, praktika si maskat dhe distanca sociale  duhet të zbatohen.  Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për vjeshtën. Vëmendja jonë duhet të jetë në gjetjen e një trajtimi kundër Covid-19. Dhe kjo mund të jetë afër kaq afër nesh.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0