Viktima dhe dëme të mëdha, uragani “Laura” godet Louisianën - Business Magazine Albania

Viktima dhe dëme të mëdha, uragani “Laura” godet Louisianën

Uragani Laura mbërriti të enjten në mëngjes në jug-perëndim të Louisiana, duke u shndërruar në stuhi të rrezikshme të kategorisë 4. Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA tha se epiqendra e stuhisë është disa kilometra larg Portit Artur në Teksas dhe se ajo ka shkaktuar tashmë erëra me fuqi prej 240 kilometrash në orë. Nëse këto parametra ruhen, atëherë ai do të jetë një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë brigjet jugore të Shteteve të Bashkuara. Guvernatorët e Teksasit dhe Luizianës kanë lëshuar urdhra evakuimi për më shumë se 500,000 banorë. Uragani i fundit i fuqishëm masiv që ka goditur zonën, ka qenë Rita, në vitin 2005.

“Do të dëgjoni fjalën ‘vdekjeprurëse’ për të përshkruar stuhinë që po presim”, ishin fjalët tronditëse të guvernatorit të Luizianës,  John Bel Edwards, i cili parashikoi shkatërrimin e plotë të disa pjesëve të shtetit. Më shumë se 190 mijë shtëpi në Luiziana mbetën pa energji elektrike orët e para të së enjtes. Në Teksas më shumë se 45 mijë shtëpi patën të njëjtin fat.

Më herët, Laura dhe Marco, përshkuan Karaibet duke i marrë jetën 24 personave. Marco goditi Luizianën të hënën, me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm. Ekzistonte frika se të dyja stuhitë mund ta godisnin Luizianën brenda një harku kohor prej 48 orësh, por Marko u dobësua duke u kthyer në stuhi tropikale. Laura në anën tjetër është forcuar dukshëm nga një uragan i kategorisë tre në uragan të kategorisë katër duke marrë 70 për qind më shumë forcë në vetëm 24 orë.

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, ka shprehur shqetësimin e saj dhe ka paralajmëruar se uragani Laura që ka goditur pjesë të SHBA, mundë të dëmtojë edhe dhjetëra biznese shqiptare në ato zona, rreth 20 familje shqiptare.

“Me shqetësim të madh kam ndjekur lajmet mbi Uraganin Laura që pritet të godasë pa mëshirë sonte një pjesë të Luizianës dhe Teksasit. Orët e fundit isha në kontakt me Konsullin e Nderit në Luisiana dhe Presidenten e Arbëria Houston. Pranvera më informoi se ka një numër restorantesh shqiptare në Beaumont dhe mbi 20 familje shqiptare që jetojnë në mes Liqenit Charles, Luiziana dhe Beaumont, Teksas. Në të gjithë këtë zonë evakuimi ishte i detyruar. Pikërisht në zonën e Liqenit Charles, parashikohet që Uragani të sjellë një valë uji në lartësinë deri në 5-6 metra, në një sipërfaqe deri në 50 kilometra në brendësi të zonave të banuara. Ndoshta, një pjesë nga këto zona mund të përmbyten përgjithmonë. Sonte jemi më mendje e zemër pranë të gjithë atyre që pritet të preken nga kjo fatkeqësi e rënde natyrore “, shkruan ambasadorja.

Uragani Katrina, që shkatërroi New Orleans në 2005 dhe vrau më shumë se 1800 persona, ishte një stuhi e kategorisë pesë para se të dobësohej në një stuhi të kategorisë tre, duke prekur pjesën e brendshme të Shteteve të Bashkuara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0