Vaksina e kompanisë Moderna rezulton e suksesshme tek të moshuarit - Business Magazine Albania

Vaksina e kompanisë Moderna rezulton e suksesshme tek të moshuarit

Moderna Inc ka deklaruar ditën se të dhënat e hershme të vaksinës së saj eksperimentale Covid-19, tregojnë se ato shkaktojnë përgjigje imune tek të moshuarit. Moderna është një nga kandidatët kryesorë në SHBA në garën për të zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive kundër Covid-19 dhe kandidati i saj, mRNA-1273, është tashmë në fazën III të testimit tek njerëzit. Studimi i 20 të rriturve mbi moshën 55 vjeç zbuloi se gati dy muaj pasi morën dozat e vaksinës, pjesëmarrësit kishin nivele antitrupash më të larta se ato të personave që janë shëruar nga koronavirusi.

Vullnetarët e moshuar jo vetëm që prodhuan nivele të larta të antitrupave neutralizues, por edhe qelizat T, të cilat janë një lloj qelizë e bardhë e gjakut që lidhet me dhe vret viruset. Pavarësisht se janë aktualisht në testimin e Fazës III, këto rezultate janë nga Faza I, dhe përfshijnë analiza të reja për 20 persona shtesë dhe detaje mbi mënyrën se si vaksina ndikon tek njerëzit e moshuar.

Për shkak se sistemi imunitar dobësohet me moshën, shpesh është e vështirë që vaksinat të shkaktojnë një përgjigje të mjaftueshme imune, gjë që ka bërë që disa ekspertë të shqetësohen se çdo vaksinë eksperimentale për koronavirus mund të mos jetë aq e efektshme tek të moshuarit.

Më herët, Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi për një marrëveshje mes kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna dhe qeverisë federale, për të prodhuar rreth 100 milionë doza të  një vaksine të mundshme për të mposhtur koronavirusin, nëpërmjet injektimit që do të bëhet tek njerëzit. Sipas kësaj kontrate, me vlerë deri në 1.525 miliardë dollarë për 100 milionë doza, vaksinat do të jenë në pronësi të qeverisë federale.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0