Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë katër persona për shkak të Covid-19, një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 168 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.
‘’Në 24 orët e fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 164 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse, ” u shpreh Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë ajo deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.