Një i ri 33-vjeçar nga Hong Kong, është infektuar për herë të dytë nga koronavirusi. Herën e parë që u infektua ai shfaqi simptoma të qarta, ndërsa herën e dytë nuk pati fare, raportoi ekipi i studiuesve në Universitetin e Hong Kongut. Studimi zbuloi se infektimi për së dyti ndodhi 142 ditë pas infektimit të parë. Sipas tyre, vëzhgimi i gjenomit tregoi për dy shtambe krejtësisht të ndryshme të virusit, duke e bërë atë personin e parë në botë që provohet të jetë riinfektuar.
Gjatë episodit të tij të parë të sëmundjes, pacienti kishte kollë, dhimbje fyti, ethe dhe dhimbje koke për tre ditë, sipas studimit. Ai testoi pozitiv për Covid-19 më 26 mars. Pastaj gjatë episodit të tij të dytë, pacienti po kthehej në Hong Kong duke udhëtuar në Spanjë përmes Mbretërisë së Bashkuar, dhe ai rezultoi pozitiv më 15 gusht, thanë studiuesit. Ai u shtrua përsëri në spital, por është asimptomatik.
Megjithatë Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon të mos arrihet në konkluzione duke u bazuar vetëm në rastin e një pacienti. Ndërsa ekspertët deklarojnë se riinfektimet mund të jenë të rralla dhe jo domosdoshmërish të rënda. Kujtojmë se disa persona kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit për herë të dytë, por koha e riinfektimit ka qenë e shkurtër. Ndërsa rasti i mësipërm ka bërë që të alarmohen mjekët pasi riinfektimi ndodhi pas 4 muajsh.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.