Zbulohet interneti më i shpejtë në botë, mund të shkarkosh materiale për një sekondë - Business Magazine Albania

Zbulohet interneti më i shpejtë në botë, mund të shkarkosh materiale për një sekondë

Një grup inxhinierësh nga University College London (UCL) kanë krijuar internetin më të shpejtë në botë, 178 Terabajt në sekondë, që është në gjendje të shkarkojë çdo titull në Netflix në më pak se një sekondë. Rekordi i dikurshëm i përkiste ekspertëve të Institutit Kombëtar Japonez për Teknologjinë e Komunikimit, të cilët arritën një shpejtësi të dhënash prej 172 Terabajt për sekondë në prill të këtij viti.

Studiuesit nga Londra e arritën këtë duke dërguar të dhëna përmes një gjatësie vale më të gjerë sesa atu që përdoren zakonisht në fibrat optike. Infrastrukturat tradicionale përdorin deri në 9 Terahertz (THz), ndërsa ekipi përdori 16.8THz.

Ekipi filloi rrugën e tyre duke kombinuar teknologji të ndryshme të amplifikatorëve që mund të forcojnë fuqinë e sinjalit mbi një gjerësi bandë më të gjerë, duke manipuluar vetitë e secilës gjatësi vale individuale. Studiuesit zgjodhën këtë teknikë sepse mund të implementohen në infrastrukturë aktuale me kosto efektive – vetëm amplifikatorët e vendosur në rrugë optike do të duhet të përmirësohen.

Kjo metodë do të kushtonte pak më shumë se 20,000 dollarë, ndërsa instalimi i kabllove të reja optike do të kushtonte 589,000 dollarë.  Me një shpejtësi kaq të lartë, do të duhej më pak se një orë për të shkarkuar të dhënat që përbënin imazhin e parë në botë të një vrimë të zezë, për shkak të madhësisë së saj. Zbulimi vjen në një kohë kur bota po përjeton krizën e pandemisë së koronavirusit, dhe nevoja për komunikim dhe punë online është rritur shumë.

Daily Mail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0