Bashkia Tiranë njoftoi sot programin “APPS CHALLENGE – TIRANA”. Qëllimi i projektit “Apps Challenge-Tirana” është që të rinj, deri në moshën 25 vjeç, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë duke ndjekur ose kanë jo më shumë se dy vjet që kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor do të angazhohen në praktikë dhe do të fitojnë një eksperiencë pune për 4 muaj në Bashkinë Tiranë.
Për të kryer internshipin 12 (dymbëdhjetë) të rinjtë fitues, do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit, dhe pas përzgjedhjes do të punojnë në 3 (tre) Skuadra Pune, për të realizuar dhe përfunduar gjatë periudhës 4 mujore të praktikës, 3 (tre) aplikacionet duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe Statistikave, pranë Bashkisë Tiranë.
Në përfundim të praktikës, secila Skuadër Pune dorëzon aplikacionin mobile dhe në bashkëpunim me Grupin Mbikëqyrës bëjnë të mundur vendosjen e tyre në App store respektive për aplikacionet Android dhe iOS.
Praktikantëve fitues do ti akordohet një çmim individual bruto, prej 41,666 lekësh si edhe një çmim secilës prej 3 skuadrave të punës sipas renditjes përfundimtare:
- për vendin e parë çmimi prej 110,000.00 lekë;
- për vendin e dytë çmimi prej 90,000.00 lekë;
- për vendin e tretë çmimi prej 80,000.00 lekë;
Afati i aplikimit për projektin është deri në 20 shtator 2020. Për informacion të mëtejshëm rreth mënyrës së aplikimit, aplikantët mund të dërgojnë një kërkesë për informacion në adresën elektronike: appschallenge@tirana.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.