Përfundon makthi, negativ pas 28 tamponësh - Business Magazine Albania

Përfundon makthi, negativ pas 28 tamponësh

Covid-19 u kthye në një makth që s’kishte fund për Marco Carrara nga Albino në Itali. Ai arriti të kthehej i shëruar në shtëpi vetëm pas 115 ditësh në spital, 27 ditësh në karantinë dhe 28 tamponëve. Dëshpërimi ishte i madh, por 43-vjeçari i martuar me dy fëmijë, e mbajti veten.

“Nuk e kam humbur besimin”, thoshte ai në fund të qershorit, edhe pse analizat vazhdonin ta nxirrnin gjatë gjithë kohës pozitiv. Vetëm tani, arriti të përqafojë familjarët e vet. I ati, Valerio, kishte ndërruar jetë më herët nga koronavirusi. Marco u shtrua në spital në 31 mars, pak pas vdekjes së babait.

Aty kaloi një muaj e gjysmë përpara se të transferohej në një tjetër klinikë, ku gjendja iu përkeqësua, e për këtë arsye, e rikthyen në spital. Rehabilitimi i 43-vjeçarit filloi vetëm në qershor dhe në 24 korrik u shpall i shëruar, por në shtëpi nuk kthehej dot sepse tamponi vazhdonte të dilte pozitiv. Për këtë arsye u vetëkarantinua në apartamentin e të atit ndërsa tani thotë se do të bëjë festë për shërimin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0