Mbi 11.4 milionë biçikleta u prodhuan në vitin 2019 në Bashkimin Evropian, duke shënuar vitin me rritjen më të madhe në pesë vitet e fundit. Nga prodhimi i përgjithshëm bie në sy rënia e vazhdueshme e biçikletave italiane, ndërkohë që kryesimin për prodhime e ka marrë Portugalia.
Sipas Eurostat viti që lamë pas pati një rritje me 5 për qind të prodhimit krahasuar me një vit më parë dhe 10 për qind më shumë se sa viti 2014, i cili kishte dhe raportin më të ulët të dhjetëvjeçarit. Viti me më shumë prodhim mbetet viti 2015, ku pati mbi 13.7 milionë biçikleta të prodhuara.
Lexoni: 50 mijë paund për një whisky nga Aston Martin dhe Bowmore
Nga 27 vendet e BE-së, Portugalia ishte ajo që prodhoi më tepër biçikleta edhe vitin që lamë pas, plot 2.7 milionë, ndjekur nga Italia (2.1 milionë), Gjermania (1.5 milionë), Polonia (900 mijë) dhe Holanda (700 mijë). Këto 5 vende së bashku prodhuan rreth 70 për qind të totalit të biçikletave në BE, për vitin 2019.
Eurostat nuk ka të dhëna për prodhimin e biçikletave në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, apo Shqipëri, vende të cilat kryesisht konsiderohen vende importuese.
Dhjetëvjeçarin e fundit, falë nismës globale për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit shtete të ndryshme të Evropës po përpiqen të nxisin përdorimin e biçikletave në qytete, pjesë e nismës është bërë edhe Tirana.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.