Më pak stres për punën në Europë, bizneset mbajnë stafin falë uljes së kostove - Business Magazine Albania

Më pak stres për punën në Europë, bizneset mbajnë stafin falë uljes së kostove

Puna e ëndrrave, cilat janë profesionet më të kërkuara në botë?

Rënia e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të ndërmjetme gjatë muajit prill ka ndihmuar bizneset europiane të ulin kostot operacionale, duke shmangur shkurtime të stafit dhe ruajtur më shumë vende pune.

Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, norma e papunësisë në Eurozonë zbriti në 6.2% në prill, nga 6.3% në mars, duke e barazuar nivelin më të ulët historik të regjistruar në dhjetor 2024.

Kjo rënie lidhet ngushtë me stabilizimin e inflacionit dhe uljen e kostove të prodhimit, që u kanë dhënë kompanive më shumë hapësirë për të menaxhuar financat, pa qenë të detyruara të shkurtojnë vende pune për të përballuar faturat dhe furnizimet. Po ashtu, tranzicioni i gjelbër dhe dixhital që po përshkon ekonomitë europiane po krijon vende të reja pune, duke ndihmuar më tej në uljen e papunësisë.

Numri i të papunëve në Eurozonë ra me 207 mijë vetë në prill, krahasuar me muajin e mëparshëm, duke e çuar totalin në 10.7 milionë persona. Në nivel Bashkimi Europian, numri i personave pa punë në prill ishte 12.9 milionë, një rënie prej 188 mijë vetë krahasuar me marsin 2025.

Lexo edhe: Çmimet në Eurozonë bien, një sinjal për kthesë në politikën monetare

Rënie e ndjeshme u vu re edhe te papunësia e të rinjve nën 25 vjeç, që zbriti në 14.4%, niveli më i ulët në katër muaj, nga 14.8% që ishte në mars.

Gjermania vijon të mbajë një nga normat më të ulëta të papunësisë në Eurozonë me 3.6%, e ndjekur nga Holanda me 3.8%. Në krahun tjetër, Spanja mbetet ndër vendet me papunësinë më të lartë, 10.9%, ndërsa Italia shënoi 5.9% dhe Franca 7.1%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0