Rregullat e reja për udhëtimet drejt Greqisë

Rregullat e reja për udhëtimet drejt Greqisë

Greqi

Sot hyjnë në fuqi rregullat e reja për të kaluar nga Shqipëria drejt Greqisë. Për të kaluar nga dogana e Kakavijës dhe Kapshticës, qytetarët duhet të kenë me vete certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më të vjetër së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati duhet të jetë negativ.

Pala greke ka kërkuar që ky testim të jetë kryer nga ISHP ose nga çdo klinikë apo spital i certifikuar nga shteti. Kjo certifikatë e kryerjes së testit Covid-19 duhet të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Lexoni: Lista e shteteve ku mund të udhëtojnë shqiptarët dhe kushtet përkatëse

Gjithashtu, qëndron në fuqi edhe aplikimi i formularit online PFL. Prej 17 gushtit, nga dogana e Kakavijës lejohet të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga Kapshtica 300 persona në ditë, nga ora 06:00 deri në orën 22:00.

Policia e Shtetit sqaron se do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonalë, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës.

“Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka destinacion final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm”, njofton Policia e Shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0