Vaksina anti-Covid e kompanive BioNTech dhe Pfizer ka dëshmuar se krijon imunitet tek njerëzit, bazuar në fazën e parë të testimit tek njerëzit, shkruan Daily Mail.
Faza e parë e testimit u bë tek 36 persona. Njerëzit që morën vaksinën prodhuan imunitet në trupin e tyre në mënyrë të barabartë me – ose më shumë se sa – ata që në të kaluarën ishin infektuar me koronavirus.
Në asnjë prej personave nuk u vu re asnjë efekt anësor i rrezikshëm, të cilët, pas vaksinës më së shumti u ankuan për dhimbje koke dhe lodhje.
Përpjekja e Pfizer-it për të bërë një vaksinë, të cilën e ka quajtur BNT162b1, është në të njejtën linje pozitive me të tjera vaksina, që po provohen në Britani. Vaksinat e tjera po zhvillohen nga Universiteti Oxford dhe Imperial College London, që gjithashtu tregojnë shenja suksesi në testimin njerëzor.
Lexoni: Programi i akselerimit “Ringrihu më i fortë” përfundoi me sukses fazën e parë
Këto janë disa nga 17 vaksinat që po testohen mbi njerëz, në “një garë të furishme globale” për gjetjen e vaksinës që do i japë fund pandemisë, raporton Reuters. Disa javë më parë, Mbretëria e Bashkuar ka porositur 90 milion doza nga vaksinat anti-Covid, ende në fazë testimi, që po zhvillojnë kompanitë farmaceutike BioNtech dhe Pfizer.
Dy ditë më parë, Rusia u bë i pari vend në botë që regjistroi zyrtarisht një vaksinë, por studiuesit në gjithë botën janë skeptikë sepse vaksina dyshohet se është testuar vetëm në 38 persona dhe asnjë e dhënë nuk është bërë publike për studiuesit për të parë nëse vërtetë ajo funksionon.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.